• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UNESCO në krizë? Reagime për daljen e SHBA-së
Home
Kulturë

UNESCO në krizë? Reagime për daljen e SHBA-së

13 October, 2017 Redaktor1 Botë, Kulturë

Pasi SHBA-ja komunikoi daljen nga UNESCO deri në fund të vitit 2018, përfaqësues të institucioneve të kulturës reagojnë me keqardhje, duke e cilësuar këtë si “sinjal të gabuar”.

SHBA-ja në fund të vitit 2018 do të dalë nga Organizata e OKB-së për Kulturën, UNESCO. Këtë ministri i Jashtëm i SHBA-së, Rex Tillerson, ia komunikoi drejtores së UNESCO-s Irina Bokova të enjten (12.10.2017).

Pak orë më pas kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjithashtu komunikoi, se vendi i tij do të dalë nga UNESCO. Netanjahu e ka udhëzuar Ministrinë e Jashtme, që të përgatisë daljen e vendit nga kjo organizatë krah SHBA-së, thuhet në një deklaratë nga zyra e kyeministrit.

Drejtorja e UNESCO-s, Bokova, për pasardhësen e së cilës do të vendoset të premten (13.10), tha në Paris, se është për të të ardhur keq për këtë hap të ndërmarrë nga qeveria e presidentit të SHBA-së Donald Trump. Ajo tërhoqi vëmendjen për parneritetin e gjatë dhe të ngushtë me SHBA-në dhe e cilësoi shkëputjen nga kjo organizatë si një humbje për “familjen e OKB-së”.

Sekretarja gjermane e shtetit për Kulturën, Monika Grütters, në një komunikatë për shtyp daljen e SHBA-së nga UNESCO pikërisht në këtë kohë e quan si një “sinjal tërësisht të gabuar”, duke nënvizuar më tej, se “në një mjedis të krizave globale në rritje një organizatë e besueshme dhe me efektivitet të lartë ka rëndësi të madhe veçanërisht sa i përket politikës ndërkombëtare për kulturën.”

Duke iu referuar ndryshimit në kreun e UNESCO-s së shpejti, Grütters theksoi, se aq më shumë i lidh ajo shpresat, që “me një qëndrim të fortë politik kjo organizatë sërish të mund të ndjekë objektiva më efektive e kësisoj të hapë perspektiva, për ta afruar sërish në një afat të mesmë SHBA-në”.

Olaf Zimmermann, drejtor ekzekutiv i Këshillit Gjerman të Kulturës, u shpreh për një “goditje të rëndë për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kulturës”. Ai tha, i vjen keq për këtë vendim të SHBA-së, ndonëse një hap i tillë pritej. “Jo vetëm tani nën Donald Trump, por edhe nën drejtimin e paraardhësit të tij Barack Obama, SHBA ka treguar jashtëzakonisht pak interes për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kutlruës”, u shpreh Zimmermann.

krahas përfaqësuesve të rëndësishëm të institucioneve kulturore ndër të tjera u prononcua edhe artisti gjermano-izraelit Shahak Shapira duke bërë një koment ironik, ku nënkuptonte qendrimin e ngrutë të Donald Trump-it lidhur me ngjarjet në Charlottesville. Trump nuk e dënoi menjëherë dhunën e djathtë në Charlottesville.

Shapira i referohet në reagimin e tij argumentimit të Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, në të cilin thuhet, se ky hap konsiston edhe tek rezervat e SHBA-së, që kanë të bëjnë me reformat e mosrealizuara dhe prozicionet anti-izraelite në UNESCO. Për këtë arsye në të ardhmen nuk dëshirohet të vazhdojë angazhimi si vend anëtar.

UNESCO është një ndër 16 organizatat e posaçme e OKB-së. Qëllimi i saj është, që përmes mbështetejes së bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe komunikimit të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. “Meqënëse luftrat krijohen në mendjet e njerëzve, duhet edhe që paqja të ngulitet në mendjet e njerëzve”, thuhet në dokumentin themeltar të UNESCO-s në vitit 1945, organizatë kjo që e ka selinë në Paris. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhjet lokale, si referendum për të ardhmen e Maqedonisë
Previous article ‘Lufta’ e fotove, Balla: Basha foto me të arrestuarin për mina

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT