Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Tik Tok” videon kur një i ri në Tiranë që tenton të tërheqë flamurin serb nga shtylla ku ishte vendosur bie nga lartësia.
Një pjesë e flamurit griset dhe pjesa tjetër qëndron lart, ndërkohë që i riu bie nga një lartësi e konsiderueshme, por ngrihet menjëherë.
“Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo. Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët”, shkruan Rama.


