• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“UNË TIMONIN, TI GJUAJ”/ Zbardhen bisedat, si ankohej Plaurent Dervishaj se pse nuk po e vrisnin “Rrumin”
Home
Breaking News

“UNË TIMONIN, TI GJUAJ”/ Zbardhen bisedat, si ankohej Plaurent Dervishaj se pse nuk po e vrisnin “Rrumin”

15 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja lidhur me përplasjen e grupeve kriminale me bazë në qytetin bregdetare të Durrësit.

Pas atentatit të dështuar ndaj Plaurent Dervishajt, ky i fundit nisi të hartonte planin për eliminimin e Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos, alias Rrumit. Në dosjen hetimore zbulohet se të të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin.

Biseda e përgjuar konstatohet edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.

Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’. Por për këtë ngjarje duket se Rraja po përndiqej edhe në burg, pasi me mesazhe i kërkonin që të bënte kujdes kur dilte për ajrim.

Por le të kthehemi tek atentati. Më 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçaj, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati” dhe Amar Shkëmbit, me kodin “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë duket se sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili siç rezulton nga bisedat e tyre duket se i ndryshon shpesh makinat.

“O vlla e lëm kështu, te lokali si ka thënë ‘Shoku’ dhe nesër. Ne na duhet për mendimin tim te tarraca dikush që të pijë kafe dhe te muzeu një tjetër dhe sa të lëshohet ai te këto rrugë dal unë te ura e shoh nga iku për TR apo për lokal. Dhe s’ka ça rri gjithë ditën nga ora 2 deri në 4. Po te muzeu dhe te tarraca nuk besoj se ka ndonjë problem. I the ‘Kilit’ të shohi për atë makinën që më the mua se mos është me atë te lokali. Ne jemi këtu, ti e din, s’kam ik andej. Dihet ai, o në autostradë o në lokal do shkojë. Ai e din vendin fiks ku do presi. Po vlla po mos t’i ndahena nesër,”-i shkruan Meçaj.

Siç del nga bisedat e përgjuara ortakët në planin për të vrarë Ndojin dhe ‘Rrumin’, duket se janë takuar të nesërmen. Madje në një moment ata shprehin padurimin e tyre në lidhje me faktin që objektivi kishte ditë pa u dukur në lokalin që frekuentonte zakonisht. Po ashtu, duket se ishin shumë të ‘entuziasmuar’ lidhur me gjithë skenarin që kishin bërë në kokë për atentatin.

“A ka dalë ‘Alt’ aty se ne jemi te vendi jonë. Ok vlla, po pse nuk ia le telefonin ‘Alt’ të na shkruante se ka ardh ai. Dhe ti thoshim edhe ‘Dokut’ që ka ardhur dhe të jetë gati. Ishalla sot po shkon te lokali se ka kaq ditë pa qenë. O për mua kam durim vlla, po kam hallin e atyre që janë me hekura në kurriz se dje kanë nejt në rrugë të shkretët. Po pastaj ‘Alt’ dhe ‘Diqo’ mos t’i ndahen sa ta pasojnë. E mir aty të rrijë ishalla vjen vlla. Po vlla ajo na duhet dhe ne. Ishalla ajo është super. Ishalla aman. Dhe unë këtu me ‘Fshatarin’ jam dhe me ‘Diqon’. Fratelo, hë ka ardhur gjë se më pyeti dhe ‘Doku’. Dhe ‘Kili’ vlla thuaja amanet lokalin sot se mos na vjen atje se ka dit pa ardhur. Ok ti më thuaj vlla, pastaj çojmë ‘Diqon’ atje”.”

Me “hekura në kurriz” grupi nënkupton pajisje të sofistikuara survejimi, të afta të shikojnë në distanca të largëta. Ndërkohë që pas ditëve të tëra pa e parë objektivin e tyre, ish-prokurorin Ndoji, mbërriti lajmi që makina e tij është parë të lëvizë në vendin ku ata po e prisnin prej ditësh. Në bisedë del edhe roli i ‘Fshatarit’, në këtë rast i Bledar Polovinës, në ndjekjen e objektivit të atentatit.”

“Hë vlla e kanë pa? Po vjen këtej. Inshallah vlla. U nis dhe unë këtu jam, s’më ikën. Ja sa të vij dhe ‘Doku’. Po ngaqë s’po i punon ky telefoni atij. Ka ndalu te ura, u fut mrena te ‘Shala’. Se di a ka rrugë andej. S’ka dalë, a ka rrugë mbas Shalës, mos na iki anej? Tani doli, u kthye ne Sukth. Erdha prapë në Maminas. Se ai iku me marr kerrin. Jemi te dogana në Tiranë tani. Tre herë ndaluam rrugës ne, tre herë na ka pa sot. Aty më humbi se bëri rrethin dy herë dhe ‘Fshatari’ tha s’i shkojmë dot mbrapa se po na shef”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA/ I biri iu vra në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji, i ati i Andi Malokut pas krimit shkon në banesën e Rrajës...
Previous article E RËNDË/ Shqiptari masakron me thikë për vdekje 34-vjeçarin në Francë, arrestohet nga policia

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT