• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË RRI NË SHTËPI”/ Pesë librat që mund të lexoni këto ditë
Home
Libri

“UNË RRI NË SHTËPI”/ Pesë librat që mund të lexoni këto ditë

11 March, 2020 F.autor Ekskluzive, Kulturë, Libri

Siç thonë librat e shenjtë “jo çdo gjë e keqe vjen për keq”. Ndaj duhet të shohim të mirën edhe tek vetizolimi ynë i detyrueshëm i këtyre ditëve kur virusi corona ka nisur që të përhapet e të marë viktimat e saj në Shqipëri.
Për ata që duan të kalojnë këto kohë të vyer brenda shtëpisë në mënyrën më të mirë të mundshme, do i rekomandoja të lexonte këto 5 libra:

1.- Tom Kuka (alias Enkel Demi)
Libri: “Ora e ligë”
“Një roman i jashtëzakonshëm dhe tronditës për dashurinë e penguar”, e ka cilësuar Mira Meksi, duke e nisur shkrimin me thënien; “Dalldia e një burri ka pas një grua. Dalldia e një gruaje ka pas qoftëlargun.” Dikush tjetër ia ka vendosur diçiturën librin “deret dinjitoze të dalldisë”. E sigurtë është që kur ta mbaroni librin, do ta besoni plotësisht autorin kur thotë se më shumë se gazetar i mirë, do ti pëlqente ta quanin një shkrimtar i mirë. Madje, ju siguroj se është treguar gjithësesi, modest.

2.- Ismail Kadare
Libri: “Mëngjeset në Kafe Rostand”
Këto ditë na i mbyllën kafenetë dhe do të jemi të shtërnguar të rinxjerrim nga dollapët xhezvetë, për tiu rikthyer kafeve “alla turka”, për ato që nuk kanë një ekspres të ri “alla frënga” në shtëpi. Për shqiptarët kafenetë janë një institucion, ndërsa për shkrimtarin e tyre më të famshëm Ismail Kadarenë, një studio dhe laborator krijimi. Ismail Kadare prej shumë e shumë vitesh zgjodhi “Rostand”, një prej dy tri kafeneve më të njohura për intelektualët në Paris, ku shkruante çdo ditë, derisa kujtimet e lidhura me të i përmblodhi në një libër.

3.- Khaled Hosseini
Libri: “Gjuetari I Balonave”
Vetëm një mjek si Khaled Hosseini që shërbente në një spital të Kalifornisë, por I rritur si pothuajse gjithë fëmijët e botës duke ngritur balona në Afganistan, mund ta kuptonte se çdo të thoshte që Talibanit ta ndalonin e fluturimit të lodrës më të pafajshme të botës. Kur i shohim mjekët tanë këto ditë si heronjtë që po luftojnë koronavirusin, përmes “Gjuetarit të Balonave” mund të kuptojmë më mirë se ata kanë një botë me interesa të mëdha. Mund ta keni parë tani vonë edhe si film, por ju siguroj se nuk është e njëjta gjë.

4.- Mark Tuein
Libri: “Aventurat e Hakëlberri Fin”
Këto ditë që i kemi fëmijët në shtëpi, nga ndërprerja e shkollës, nëse do ia dalim që tia heqim celularët dhe pultin e televizorëve nga duart dhe ti bëjmë që ta lexojnë këtë libër, do na falendrojnë gjithë jetën. Eshtë një nga ato libra që na ka rritur, e pa të cilët nuk ka kuptim as fëmijëria e gjithkujt e as kapërcimi në rininë e hershme, për tu ndjerë më pas një I rritur në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Nuk duhet të harrojmë se është romani i një fëmijërie të lumtur e se Heminguej ka thënë: “Çdo roman modern amerikan vjen prej Hakëlberri Fin”.

5.- Gustav Flober
Libri: “Zonja Bovari”
Sipas revistës “Time” është një nga 10 librat më të mirë të të gjitha kohërave ndaj gjithkush duhet ta lexojë të paktën një herë në jetë. Autorit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Kur e përfundoi, njihet shprehja e tij e famshme: “Zonja Bovari është e imja.” Libri dëshmon sesi dëshira për t’u ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë. Tani që po përballemi me të keqen, bëjmë mirë që të reflektojmë e të mësojmë nga mesazhet e letërsisë, për të mos gabuar në jetën reale.

Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Kërkohet përmbysja pa tifozë dhe (ndoshta) pa Mbappé. PSG mbi supet e yllit…
Previous article RASTI I PARË NË SHQIPËRI/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet e reja për viktimën e Durrësit nga koronavirusi

F.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT