• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË FITOVA NJË BETEJË TË MADHE”/ Rudina Hajdari: Partia ime do të jetë për 30 vitet e ardhshme
Home
Politikë

“UNË FITOVA NJË BETEJË TË MADHE”/ Rudina Hajdari: Partia ime do të jetë për 30 vitet e ardhshme

4 September, 2020 F.autor Politikë

Rudina Hajdari u shpreh në Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo se partia që do të formojë do të jetë me fokus për 30 vitet që do të vijnë, pasi 30 që ikën ishin tranzicion. Në vijim të bisedës, Hajdari dha edhe detaje për procesin e formimit të partisë së re.

“Kemi krijuar një ekip që po merret me regjistrimet, ku ne mbajmë një regjistër për ata që jo thjesht kanë dëshirë që të bëhen pjesë e kësaj force, por të japin edhe inputin duke dhënë dhe qenë pjesë e organizimit, duke dhënë ide për çështjet në javët në vazhdim, që të kenë një rol shumë aktiv, si do të jetë Shqipëria në 30 vitet e ardhshme.

Forca e re politike, është një nismë e re e shumë njerëzve që kanë dëshirë që të bashkohen së bashku, intelektualë, studentë, njerëz që ndihen të braktisur. Emri? Është në proces e sipër, por kur të merret në mënyrë kolegjiale cili emër…do të thuhet se cili është, por emri është fare fare i parëndësishëm. Vizioni do të jetë për 30 vitet e ardhshme, 30 që ikën ishte tranzicion. Një frymë e re, një forcë e re. Ai që do të japë donacione do të jetë online, do të shikohet nga të gjithë, transparencë”.

Synimi është elektorati i djathtë apo miks? “Sot në realitetin shqiptar nuk ka as të majtë dhe as të djathtë. PS-ja ka politika të djathta, PD-ja i ka politikat të majta. Ne jemi te pika zero, duhet të thithim ata qytetarë që shikojnë një Shqipëri ndryshe. Nuk kemi më kohë të merremi me parti që nuk ofrojnë asgjë” tha ajo.

Ndarja e djathtë e votës mban në pushtet Ramën? “Unë nuk mendoj se duhet të ketë formacione për të hedhur këtë dhe mbajtur këtë. Kush do të vijë tani familja Basha apo Rama, të dyja janë krijuar si shpk, prandaj duhet një forcë e re politike” tha ajo.

“Fitova një betejë shumë të madhe, hapjen e listave dhe ja ku jemi sot. Në formatin e ri politik për cdo premtim, unë do të luftoj për ta arritur. Koha është e favorshme për një lëvizje të re politike. Njerëzit janë të zhgënjyer. Por kur shikojnë alternativën nuk janë të kënaqur. Kjo krijon një hapësirë për ata që nuk përfaqësohen nga partitë e vjetra dhe pse jo mos krijohet kjo gjë sot”.

Një koment e kishte edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi. “Duke marrë parasysh që Kosova është shtet i pavarur, nuk duhet të ndërhyjmë, nuk mund të ndalem, të shpreh ngazëllimin që Kosova është njohur nga Izraeli. Ky fakt e ndihmon shumë Kosovën për ta njohur nga shtetet e tjera. Marrëveshja është dicka që mbetet për t’u parë, që të jetë që i gëzon të dyja palët dhe qytetarët, që ta mbështesin. Ajo është shumë e rëndësishme”. d.b/abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Nuk hoqi dorë nga puna edhe pse në pension, COVID-19 i merr jetën kirurges së njohur në Shkodër
Previous article THA SE DO TËRHIQEJ NGA QEVERIA/ Haradinaj bën prapaktheu dhe përshëndet marrëveshjen

F.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT