Fatos Lubonja thotë se mos mbështetja ndaj banorëve të zonës së Astirit që duan dëmshpërblim 100% për banesat e tyre pa leje, është një humbje për opozitën. I ftuar në emisionin News 24, Lubonja shrpehet se opozita humbi në zonën e Unazës së Re dhe se projekti do të vijojë që të ecë përpara.
“Është një ngjarje që na bën humbës të gjithëve. Ata mund të ishin fitues, nëse do ishim edhe ne bashkë me ta atje. Kanë një strategji të kalkuluar ftohtë, se si do të punojnë në formë konstante që njëherë i quajnë biznesmenë, njëherë ofsh-orista, na grabisin dhe nuk respektojnë ligjet.
Aty është një skandal nga pikëpamja ligjore. Prandaj ngjarja nuk ka fitues, edhe sikur ata të kthehen dhe të mos ua prishin shtëpitë, shqetësimi është i madh’, tha Lubonja. Ai foli edhe për protestën në Francë për të cilën theksoi se shërben si leksion edhe pë policët tanë. “Kur popullin e ke si populli ynë, atëherë ai reagon vetëm kur i preket kuleta. Forca është pak e dëshpëruar. Forcë është ajo që është në Francë. Masa nuk është e madhe. Kjo varet nga veshët e qeverisë. Forca nuk është e mirë, sepse mund të prodhojë dhuna dhe dhuna sjell dhunë. Njeriu i thjeshtë ka humbur besimin për mbështetje tek partitë politike”, tha mes tjerash, Fatos Lubonja.