• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“UNAZA E RE”/ Kryeregjistruesi Pjetri: Trajtim brenda ditës për çdo kërkesë të banorëve
Home
Sociale

“UNAZA E RE”/ Kryeregjistruesi Pjetri: Trajtim brenda ditës për çdo kërkesë të banorëve

26 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka hapur një sportel të dedikuar vetëm për banorët e Unazës së re dhe zgjidhje të çdo problematike të tyre brenda ditës. Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri, në një dalje sot për mediat, i kërkoi banorëve të zonës së Unazës së re t’i drejtohen sporteleve të hipotekës në çdo moment për të marrë përgjigje për problematikat që ata kanë. “Janë trajtuar me përparësi të gjitha kërkesat e banorëve të zonës, të cilët kanë kërkuar shërbime të ndryshme nga ZVRPP Tiranë, si kopje kartele, korigjime të ndryshme etj. Në Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë aktualisht po trajtohen 11 leje legalizimi, të ardhura nga ALUIZNI, të cilat do të pajisen me kartele pasurie brenda dites së sotme.

Çdo banor i zonës së Unazës së Re, që ka nevojë për shërbime nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane, mund të paraqitet në çdo moment në zyrën tonë. Tashmë ne kemi hapur nje sportel të dedikuar vetëm për banorët e Unazës së re, të cilet do të marrin shërbim brenda ditës. Grupi i Punes i ngritur ne Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane do të punoje edhe me orare të zgjatura me qëllimin ofrimin e shërbimit për banorët e Unazës së re, të cilët preken nga projekti”, tha Kryeregjistruesi Pjetri. Sipas tij një grup pune është angazhuar për problematikat e kësaj zone. “Në Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tiranë është ngritur një grup pune me urdhër të brendshëm të dedikuar për trajtimin e praktikave dhe kërkesave për projektin e Unazës së Re.

Grupi përbëhet nga 11 juristë dhe hartografë me eksperiencë te gjate pune prane zyres tone dhe që e njohin mirë zonen nga ana hartografike. Gjatë kësaj periudhe ZVRPP Tiranë është treguar shumë e gatshme, duke iu përgjigjur në kohë të shkurtër të gjitha korrespondencave zyrtare të ARSH-së dhe ALUIZNI-t për informacion zyrtar lidhur me pronësinë e zonave ku kalon gjurma e projektit të Unazës së Re”, u shpreh Pjetri.

Nga verifikimi janë evidentuar 424 pasuri që preken nga projekti i Unazës së re. “Gjithashtu gjatë kësaj periudhe që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë është pjesë e grupit të përbashkët të punes ka identifikuar rreth 424 pasuri që prek projekti. Ato janë verifikuar dhe është nxjerrë informacionin i nevojshëm për çdo pasuri si: – Llojin e pasurisë (Arë, Truall, Trotuar etj.) – Sipërfaqen – Pronësinë – Bllokime të pasurive (si kontratat e hipotekimit apo kontratat e sipërmarrjeve) Këto informacione u janë dërguar institucioneve të përfshira në proces”, tha kreu i Hipotekës, Valdrin Pjetri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUM NËNA QË E KA/ Dafina Zeqiri i bën të ëmës suprizën e paparë për ditëlindje (FOTO)
Previous article "E LAN PA BUKË"/ RONALDINHO në telashe, gjykata i konfiskon asetet me vlerë sepse…

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT