• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“UNAZA E RE”/ ARRSH:Kryem vlerësimin për 17 objekte me dokumente pronësie
Home
Sociale

“UNAZA E RE”/ ARRSH:Kryem vlerësimin për 17 objekte me dokumente pronësie

26 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në kuadër të projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, Autoriteti Rrugor Shqiptar ishte sot në terren për vlerësimin real dhe korrekt të banesave të atyre që kanë depozituar tanimë dosjet dhe dokumentet e pronësisë pranë këtij institucioni.

Sipas ARRSH, gjatë ditës së sotme, u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentat në ARRSH.

Ndërkaq, ARRSH deklaron se në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet në këtë institucion.

“U bëjmë thirrje edhe banorëve të tjerë që disponojnë dokumente pronësie ti depozitojnë ato sa më shpejt pranë zyrave përkatëse në Autoritetin Rrugor në mënyrë që të vazhdohet pa vonesa me vlerësimin, evidentimin, bërjen gati të Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurën e shpronësimit të tyre.
Procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pronave për procedurën e shpronësimit është një detyrim ligjor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Rrjedhimisht, çdo përpjekje për të penguar këtë proces përbën pengim të punonjësve shtetërore në ushtrimin e detyrës ashtu sikurse mohim të të drejtës së pronarëve të objekteve për vlerësimin e shpronësimin e drejtë të tyre”, deklaroi pasditen e sotme ARRSH.

Më herët, përmes një deklaratë shpërndarë mediave Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me zhvillimet e ditës së sotme në zonën e Unazës së Re, ku banorët larguan grupet e vlerësimit.

Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se grupet e vlerësimit kanë mbërritur sot në ato objekte banorët e të cilëve kanë depozituar pranë këtij institucioni dokumentacionin e pronësisë dhe kanë kërkuar të vazhdohet me verifikimet dhe procedurën e shpronësimit, ndërsa janë penguar nga terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të  cilat po verifikohen.

“Gjate punës në terren banorë të tjerë të zonës, që nuk kane lidhje me objektet të  cilat po verifikohen, kanë penguar me dhunë  inxhinierët në ushtrimin e detyrës. Ata kanë dhunuar edhe mjediset private të banoreve me dokumentacion pronësie të cilët kanë qenë tëpranishëm dhe të gatshëm për verifikimin e banesës në funksion të shpronësimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH. Në këtë formë, këta individë po mohojnë të drejtën e pronarëve të ligjshëm për një proces verifikimi të banesave të tyre.” -Citohet në njoftim

“Inxhinierët e ARRSH po vazhdojnë procesin e verifikimit në terren të shoqëruar edhe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMET NË FSHF/ Mësohet kush LARGOHET nga drejtimi i moshave, ja fati i BOGDANIT...
Previous article ARRESTIMI I PORTIERIT ALBAN HOXHA/ Ja çfarë thonë drejtuesit e Partizanit...

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT