Drejtori i Përgjithshëm i Autoritett Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, deklaroi se institucioni që ai drjton është duke bërë vlerësimin e saktyë për të plotësuar të gjitha dosjet. Ai u bëri thrrje të gjithë banorëve të cilët kanë pretendime, të paraqiten pranë zyrave të ARRSH-së për t’u njohur me detaje. “Banoret të paraqiten sa më shpejt pranë ARRSH.
Jemi duke bërë vlerësimin e saktë për të plotësuar dosjet. ARRSH ka ndjekur procesin e duhur ligjor. Presim në zyrë banorët që kanë shqetësime. I jemi drejtuar tre kompanive për bashkëpunim. Projekti i Unazës së Re ka kaluar në të gjitha fazat.
Me Bashkinë e Tiranës kemi ndjekur të gjithë hapat e duhur”, tha Qendro.


