• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“UNAZA E MADHE”/ Avdjol Dobi javën tjetër në prokurori, pritet arrestimi i të riut që hapi “DH-Albania”
Home
Breaking News

“UNAZA E MADHE”/ Avdjol Dobi javën tjetër në prokurori, pritet arrestimi i të riut që hapi “DH-Albania”

19 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa prokuroria e Tiranës është në pritje të një përgjigjeje nga autoritet amerikane për skandalin e dokumentave të falsifikuara të kompanisë “DH-Albania”, Avdjol Dobi, 26-vjeçari misterioz që rezulton të jetë përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH-Albania”, pritet që javën e ardhshme të paraqitet në prokurori. Qëllimi i thirjes së tij në prokurori është marja në pyetje rreth skandalit të fitimit të tenderit 18 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”. Ka shumë gjasa që, pas marjes së dëshmisë dhe verifikimit të përgjigjes, që do vijë nga SHBA, ndaj Dobit dhe disa personave të tjerë të meret masa e arrestit nga prokuroria. Në pyetje do të merret edhe përkthyesja Shenda Kruja, e cila ka përkthyer dokumentet, me të cilat u fitua tenderi, ndonëse nuk e ka tagrin ligjor për ta bërë, pasi nuk figuron në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë.

Hetimet po drejtohen nga prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeraj, e cila pritet të thërrasë për të marrë në pyetje edhe zyrtarët, që kanë kryer procedurat e tenderimit.

Falsifikoi vërtetimin dhe bilancet vjetore

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaëare, ku tregohej se kompania “Dunëell Haberman”, e cila pretendohet se është mëma e firmës shqiptare “DH-Albania”, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Por pikërisht për këtë vërtetim dhe vërtetësinë e këtijj dokumenti, Avdjol Dobi është thirur dy javë më parë në ambjentet e Autoritetit Rrugor Shqiptar në Tiranë, ku gjatë një takimi me krerët e këtij institucioni, ka dalë garant dhe ka siguruar se dokumentat e përdorura për fitimin me tenderit janë origjinale. Dobi ka pohuar se, nëse nuk vërtetohet në vazhdim se dokumentat janë origjinale, ishte i gatshëm t’ia kalonte të gjithë shumën prej 1.8 milionë eurosh, të ngurtësuar në një llogari bankare, e cila rezulton të jetë fondi i garancisë, që kompania “DH-Albania” ka ngurtësuar për këtë projekt. Por, pavarësisht këtij takimi me kreun e ARrSH Afrim Qëndro, javën që vjen Avdjol Dobi do të zhvillojë një takim më të tensionuar në prokurorinë e Tiranës. Prej dy javësh kjo prokurori ka nisur hetimet për skandalin e fitimit të tenderit 18 milionë euro, për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit të “Unazës së Re”, tek ish-sheshi “Shqiponja”. Dobit do t’i duhet të japë llogari për shumë pikëpyetje, ku më tepër prokurorët do të kërkojnë të dinë nga ai se në çfarë rrethana e ka gjetur vërtetimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit të Delaëare në SHBA.

Ndërkohë, një burim pranë prokurorisë së Tiranës tha për gazetën “Shqiptarja.com” se një grup oficerësh kanë shkuar në zyrat e kompanisë “DH-Albania” dhe “Biba X”, duke sekuestruar një sërë dokumentash dhe kompjuterat. Pritet që në ditët në vijim kompjuterat të çohen për ekspertim në laboratorin shkencor, ndërkohë skaner do t’u bëhet dhe e-maileve të Avdjol Dobit, për të marë komunikimet elektronike që 26-vjeçari mund të ketë bërë me persona të ndryshëm në SHBA,për këtë çështje.

Krahasim i dokumentave

Tashmë do t’u duhet prokurorëve të Tiranës që të zbardhin të vërtetën e këtij skandali, ku pritet që hetimi të bashkërendohet dhe me drejtësinë amerikane, ku do kërkohet zyrtarisht krahasimi i dokumentacionit me ato që “DH-Albania” ka paraqitur në tender dhe në QKB, me ato që janë nxjerë nga Departamenti i Shtetit Delaëare në SHBA. Tashmë është herët për të folur se cili do jetë rezultati i këtij hetimi, por për këtë çështje kanë nisur hetime edhe në SHBA. Pak ditë më pare, Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaëare konfirmoi për “Zërin e Amerikës” se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania “Dunëell Haberman”, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës ti drejtohet me një letërporosi drejtësisë së SHBA-së, ku të kërkojë informacion për këtë çështje.

Ja kush është Avdjol Dobi, çunaku që drejton kompaninë

Në Shqipëri, degëzimi i pretenduar i “Dunëell Haberman” është “DH-Albania”, të cilën e drejton një djalosh, që dikur ka punuar si recepsionist në një spital privat në Tiranë dhe më pas papritur është bërë pronar i një kompanie të quajtur “Itrade – Fx Media”, ku ai zotëron 100 për qind të aksioneve. Ky çunak, vetëm 26 vjeç, quhet Avdjol Dobi, me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Tiranë. Kompaninë “Itrade – Fx Media” Dobi e ka regjistruar më 23 mars 2016 me qëndër në Vlorë, por gati një vit në ushtrim aktiviteti, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, Dobi vendos të pezullojë aktivitetin tregtar. 16 muaj pas këtij vendimi, emri i Avdjol Dobit del në një kompani tjetër, të quajtur “DH-Albania”, e cila në korrik 2018 është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit Tiranë. Dobi ka rolin e përfaqësuesit ligjor të kësaj kompanie me degë në Shqipëri, ndërkohë si përfaqësues ligjore i kompanisë “Dunëel Haberman” në SHBA është Neesha Lynn Kunar. Mësohet se pas shpinës së 26-vjeçarit Avdjol Dobi, fshihen dy biznesmenë ndërtimi të fuqishëm në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIM I MURINJOS/ Legjenda e KLUBIT mund të jetë KAMERDARJA e shpëtimit
Previous article "TRESHJA SIMPATIKE"/ Xhemi publikon foto me Arbanën e Enon dhe ka disa fjalë të bukura për to

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT