• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ULTIMATUMI I BERISHËS/ Flamur Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin selinë, pastaj do i turremi Kryeministrisë
Home
Politikë

ULTIMATUMI I BERISHËS/ Flamur Noka: Më 8 janar demokratët hyjnë dhe marrin selinë, pastaj do i turremi Kryeministrisë

28 December, 2021 Delo.autor Politikë

I pyetur që nëse Lulzim Basha nuk ikën nga zyrat e PD-së si kryetar, deputeti dhe ish-ministri brendshëm Flamur Noka tha për “Koha Jonë” se “nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqesor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum”.

Pra data 8 janar, sipas ish-ministrit të Brendshëm, do jetë dita kur demokratët marrin selinë blu në duart e tyre, pavarësisht se Roland Bejko i krahut të Bashës deklaroi se “do kemi mbrojtje policinë atë ditë”.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin (i palës së Bashës), Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në zyrat qendrore të PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha:

“Unë roje s’jam, as gardian! Nëse sulmohet selia blu nga njerëzit e Berishës, ka kush e mbron për atë. Na mbron Policia”, deklaroi njeriu i Lulzim Bashës.

Pra më 8 janar do të shikojmë përfundimisht se kush e merr apo mban selinë blu, por duket se do kemi përplasje.

Me sa shikohet demokratët e protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha kundër qeverisë në Bulevard, në fillim do të mbarojnë me Bashën në selinë qendrore në PD dhe më pas do turren drejt Kryeministrisë.

Berisha është shprehur se pranvera e vitit 2022 do jetë me valë protestash deri në detyrimin e kryeministrit Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin qershor ose korrik 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë elektricisti në Memaliaj (EMRI)
Previous article "E SHPËTOVE TI BËSH QEJFIN DONALDIT"/ Banorët flasin për nominimet. Ja çfarë thotë Monika

Delo.autor

Postime të ngjashme

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT