Teksa ka fajësuar drejtpërdrejt Qeverinë shqiptare për situatën e krijuar për 4 ditë me radhë në kufirin e Kakavijës, Presidenti Ilir Meta tha sot se do i dërgojë ditën e nesërme një kalendar me frekuencën e kalimeve në kufi të emigrantëve shqiptarë, për të pasur parasysh situatën e të veprojë në kohën e duhur për parandalimin e situatave të tilla.
“Do i çoj që nesër një kalendar qeverisë, për të pasur parasysh frekuencën e kalimeve në kufi gjatë një viti,
i dimë të gjitha, kohën kur vijnë, e kohën kur largohen”.
E po ashtu, kreu i shtetit kërkoi falje ne emer te shtetit shqiptar ndaj te gjithe qytetareve shqiptare qe ishin pjese e situates se krizes ne kufi.
Meta theksoi se strukturat kryesore duhet te ndjekin me perparesi levizjen e shtetasve tane.
Me tej, presidenti ka kërkuar që qeveria të ofrojë tampon falas për qytetarët dhe të marrë masa të menjëhershme, që situata të tilla të mos përsëriten më.
“Kerkoj ndjese ne emer te shtetit shqiptar per te gjithe qytetaret qe per dite te tera kaluan momente teper te veshtira ne pikat e kalimit kufitar me Greqine.
Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të vecantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit”.


