• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ulje rekord e çmimit të ushqimeve në të gjithë botën
Home
Ekonomi

Ulje rekord e çmimit të ushqimeve në të gjithë botën

2 November, 2017 F.autor Ekonomi

Çmimet botërore të ushqimit u ulën në tetor, ndikuar nga çmimet më të ulëta të produkteve të qumështit, mesatarisht 27 për qind më poshtë se të gjitha normat e larta të arritura në fillim të vitit 2011.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO mesatarizoi 176.4 pikë për muajin tetor, me ulje 1.3 për qind nga shtatori, ndërkohë që ende ishte 2.5 për qind më shumë se një vit më parë.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO është matja e ndryshimit mujor në çmimet ndërkombëtare të një shporte të mallrave ushqimore.

Sipas FAO-s indeksi i Çmimeve të produkteve të qumështit ra me 4.2 për qind gjatë muajit, duke shënuar rënien e parë që nga maji i këtij viti.

Kuotimet ndërkombëtare për gjalpë dhe qumësht pluhur u ulën në tetor, pasi importuesit u kufizuan në blerje duke pritur furnizime të reja nga Oqeania, ndërkohë që kërkesa e ulët dhe stoqet e bollshme që ndërhynë në BE ulën çmimet e qumështit pluhur.

Për vajrat vegjetalë Indeksi i Çmimeve i FAO ra gjithashtu me 1.1 për qind nga vlera e shtatorit, pasi çmimet kryesore të vajrave të palmës dhe të sojës u ulën në dritën e pritshmërisë pozitive për prodhim.

Indeksi i Çmimeve të sheqerit të FAO ra 0.7 përqind, i ndikuar nga dobësimi i monedhës në Brazil, eksportuesi më i madh dhe në vijim të pritshmërisë për prodhim më të madh të panxharit në BE dhe një prodhim më të lartë në Federatën Ruse.

Gjithashtu edhe për mishin ra 0.9 përqind, pasi konkurrenca e fortë midis eksportuesve të mishit të derrit, e kombinuar me kërkesën e ngadaltë të importit, shkaktoi uljen e kuotimeve ndërkombëtare.

Ndërsa për drithrat Indeksi i Çmimeve në FAO u rrit me një nivel, 0.4 për qind, drejtuar nga çmimet më të larta të orizit edhe kur kuotimet e grurit ishin përgjithësisht më të ulëta.

Prodhimi i drithërave drejt një rekordi të lartë

Prodhimi global i drithërave në vitin 2017 parashikohet të tejkalojë kulmin e vitit 2016 me një diferencë të vogël, sipas raportit të FAO-s më të fundit të Kërkesës për Furnizim me Drithë, të publikuar po sot.

Prodhimi botëror i drithërave pritet të arrijë një rekord të ri, falë rritjes në Amerikën e Jugut dhe Afrikën Jugore. Prodhimi i grurit, në të kundërt, parashikohet të bjerë paksa për shkak të vëllimeve më të ulëta të korrjeve të parashikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prodhimi botëror i orizit, nga ana tjetër, pritet të mbetet përgjithësisht i qëndrueshëm.

Vlerësimet e fundit të FAO-s tregojnë për një rritje prej 1.0 për qind në shfrytëzimin e drithërave në rang botëror gjatë vitit të ardhshëm, me rezervat botërore të drithërave që pritet të kapin një rekord të ri deri në fund të sezonit në vitin 2018. Rezervat globale të orizit dhe farërave janë parashikuar të arrijnë një rekord të lartë, ndërsa rezervat e grurit tashmë e kanë arritur.

Duke pasur parasysh nivelin e lartë të furnizimeve nga eksporti, konkurrenca midis eksportuesve kryesorë gjatë vitit të ardhshëm pritet të mbetet e ngurtë, me zgjerimin e vëllimit të tregtisë botërore në misër dhe oriz që kompenson rënie e pritur të grurit.

FAO do të ofrojë informacion më të hollësishëm dhe analiza të prirjeve kryesore të mallrave ushqimore më 9 nëntor, kur publikon numrin e ardhshëm të Vëzhgimit të Ushqimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pianistja dhe violinisti ndërthurin traditën shqiptaro-malazeze
Previous article Nju Jorku dy ditë pas sulmit terrorist, policia në gjendje alarmi

F.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT