• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nju Jorku dy ditë pas sulmit terrorist, policia në gjendje alarmi
Home
Botë

Nju Jorku dy ditë pas sulmit terrorist, policia në gjendje alarmi

2 November, 2017 Ina.Autor Botë

Policia në Nju Jork vazhdon të jetë në gadishmëri të lartë sot, një ditë pas sulmit me kamion që shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Autoritetet po përpiqen të gjejnë motivet e autorit.

Ndërkohë Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se nuk ka prova që autori që duket se ka shprehur besnikërinë ndaj ISIS-it, kishte pasur ndihmë nga organizata terroriste të huaja, por ishte radikalizuar brenda Shteteve të Bashkuara. Katër vetë, përfshirë dy fëmijë u plagosën kur autori i sulmit goditi me kamion një autobus shkollash.

Sipas njoftimeve të lajmeve, policia thotë se i dyshuari është një imigrant 29 vjeçar nga Uzbekistani, i quajtur Sayfullo Saipov. Policia hapi zjarr ndaj tij, pasi ai doli nga kamioni me dy armë të rreme, shkruan Zëri i Amerikës. Ai ndodhet në një spital, emri i të cilit nuk është bërë i njohur publikisht, në gjendje serioze. Ndërsa ai ishte në spital, policia punoi gjithë natën, duke grumbulluar prova nga kamioni që u përdor për sulmin.

Hetuesit zbuluan shënime në arabisht pranë kamionit që nënkuptonin besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik, thanë dy zyrtarë të rendit. Por hetuesit nuk kishin zbuluar prova për lidhje direkte mes zotit Saipov dhe ISIS-it dhe po e trajtonin episodin si një rast ku sulmuesi ishte “frymëzuar” nga ISIS-i, thanë dy zyrtarë të kundërterrorizmit.

Policia identifikoi gjithashtu një automjet që besohet të jetë i të dyshuarit në parkimin e dyqanit Home Depot në Pasaik të Nju Xhërsit. Hetuesit kontrolluan gjithashtu një xhami në Paterson, një qytet aty pranë, ku mendohet se shkonte i dyshuari.

“Ai ka jetuar këtu për tre muaj dhe nëse pyet shumë vetë këtu, askush nuk e njeh. Askush nuk ia njihte fytyrën. Dhe unë besoj se kjo është një situatë personale. Është një fakt personal dhe më bën të ndjehem keq sepse Islami nuk na mëson kurrë të vrasim”, – thotë Nazar Oudah që shkon në të njëjtën xhami.

Në Nju Jork, parade tradicionale e Hallouinit u mbajt nën masa të rrepta sigurie, por nuk pati ndonjë incident.

Zyrtarët fillimisht thanë se nuk kishte prova që të linin të kuptoje se sulmi ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë, por prania e policisë do të shtohet nëpër rrugë:

“Do t’i shihni në aeroporte, do t’i shihni në tunele dhe kjo jo sepse ka ndonjë provë për ndonjë kërcënim të vazhdueshëm, por vetëm për arsye vigjilence dhe parandalimi”, – tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo.

Pas sulmit, Presidenti Trump shkruajti në Twitter “Nuk duhet të lejojmë ISIS-in të kthehet, ose të hyjë në vendin tonë, pasi po i mposhtim në Lindjen e Mesme dhe gjetiu. Mjaft!”

Ai shtoi më pas “Sapo urdhërova Departamentin e Sigurisë Kombëtare që ta intensifikojë edhe më tej Programin për Kontroll të Hollësishëm. Nuk duhet të ruajmë korrektesën politike për një gjë të tillë”.

Presidenti Trump shkruajti gjithashtu në Twitter se i dyshuari kishte hyrë në Amerikë me një vizë diversiteti, ose siç njihet nga shumë vetë, lotaria amerikane.

Burimet e rendit i thanë medias se i dyshuari ka qenë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2010. Hetuesit ka gjasa që po përpiqen të gjejne vendet ku ai ka qenë para dhe pasi ka hyrë në Shtetet e Bashkuara.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ulje rekord e çmimit të ushqimeve në të gjithë botën
Previous article Salianji përplaset me Ramën: Mbajte në gojë "Palikari" dhe "Qirje" gjithë kohën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT