• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ULJE PËR FESTAT”/ Daily Mail: Kontrabandistët shqiptarë reklamojnë ofertat në TikTok
Home
Aktualitet
Kronikë

“ULJE PËR FESTAT”/ Daily Mail: Kontrabandistët shqiptarë reklamojnë ofertat në TikTok

10 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem. Shumë të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ku më pas përfundojnë në rrugë të gabuara duke u bërë pjesë e bandave që merren me trafik droge.

Qeveria e Rishi Sunak, është zotuar të ndalojë fenomenin e kalimit të paligjshëm nëpërmjet gomoneve apo kamionëve por duket sikur deri më tani, nuk e ka arritur diçka të tillë. Kështu shkruan media britanike Daily Mail në një artikull të publikuar së fundmi ku vë theksin tek ‘ofertat’ e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore, të cilët për sezonin e festave të fundvitit, kanë ofruar ulje të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Ata e konsiderojnë këtë si një tallje për përpjekjet e ministrave britanikë. Sipas medias britanike, tashmë kalimi me kamionë po ofrohet me 5 mijë paund, në këmbim të 8 mijë që paguhen zakonisht.

Një reklamë shqiptare në TikTok, me një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton azilkërkuesve që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar me 100% sukses.
Një deputet i lartë konservator dhe ish-ministër i kabinetit tha se bandat po shfrytëzojnë absolutisht kaosin në qeveri pasi e shohin se asnjë masë e premtuar ndaj tyre nuk po funksionon.

Bandat po përqendrojnë gjithnjë e më shumë reklamat e tyre në ofertat për të çuar emigrantët në Britani me kamionë, ndërsa një reklamë ofron një marrëveshje për t’i kontrabanduar ata me avion për 14,000 paund për person.

Mbërritjet nga Shqipëria me gomone kanë rënë që kur qeveria braitanike e caktoi atë një “vend të sigurt”, që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Madhe pasi kthehen mbrapsht pas disa ditësh. Por deputetët britanikë paralajmëruan se Zyra e Brendshme ka hequr vëmendjen nga kalimet ilegale të kamionëve.

Këtë javë Rishi Sunak përballet me pengesën e parë parlamentare për projekt-ligjin e tij të urgjencës për të shpëtuar skemën e Ruandës, e cila iu dha një goditje javën e kaluar pasi ministri përgjegjës për të, Robert Jenrick, dha dorëheqjen, duke thënë se nuk do të funksionojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË NJERIUT/ Begaj: Ideal i përbashkët për të cilën luftojnë popujt
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Me pistoletë lodër u vodhën paratë 2 personave në sheshin ‘Skënderbej’, arrestohet 17 vjeçari, në kërkim...

s.autor

Postime të ngjashme

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

TRAGJIKE/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg Aktualitet

TRAGJIKE/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë Aktualitet

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT