• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULI SHPEJTËSINË SE PO HYNTE NË MBIKALIM KUR IU BË ATENTAT/ Lëvizjet e fundit të viktimës në Sukth. Pistat ku po heton policia
Home
Breaking News

ULI SHPEJTËSINË SE PO HYNTE NË MBIKALIM KUR IU BË ATENTAT/ Lëvizjet e fundit të viktimës në Sukth. Pistat ku po heton policia

27 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje nga lëvizja e fundit e 38-vjeçarit Fajton Dervishi, i cili u vra gjatë natës në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se në vendin e krimit, konkretisht afër një ure, në mbikalimin e trenit në Sukth, ndodhet ende mjeti i viktimës, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte bashkë me një shok. Ka dyshime se autorët e kanë ruajtur ‘shënjestrën’ e tyre, dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij, teksa ai kishte ngadalësuar shpejtësinë pasi po hynte drejt mbikalimit, ndërsa pak më larg kishte dhe banesën. Sakaq, ai kishte qenë bashkë me shokun e tij në një lokal dhe më pas ishin larguar për në shtëpi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur në Sukth dhe FNSH nga Tirana. Një prej pistave ku po heton policia, është një konflikt që vëllai i tij ka pasur për një plagosje një vit më parë. Vëllai i tij, një 23-vjeçar, është i skeduar për plagosje me armë dhe drogë, ndërsa pas hekurave ndodhet nën akuzën se ka qëlluar me armë zjarri një vajzë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se 38-vjeçari rezulton i martuar me një shtetase rumune, për çështje dokumentesh. Po ashtu Haxhiaj raporton se viktima, persona pa precedentë penale, ishte duke ndërtuar një lokal në zonën ku banonte. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi nuk ka asnjë ndërtim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KANË DHËNË PASQYRA FINANCIARE FLASE"/ Gjykatësi i Nju Jorkut gjen Donald Trump përgjegjës për mashtrim, anulon certifikimin e biznesit
Previous article EMRI/ Me 52.6 kg kanabis në makinë, arrestohet 45-vjeçari nga Pogradeci, destinacion Greqia

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT