• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ULET NUMRI I AKSIDENTEVE RRUGORE/ INSTAT: Më pak aksidente se një vit më parë
Home
Ekonomi

ULET NUMRI I AKSIDENTEVE RRUGORE/ INSTAT: Më pak aksidente se një vit më parë

22 July, 2019 F.autor Ekonomi

Masat e marra nga Policia e Shtetit për respektimin e rregullave të qarkullimit në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, kanë çuar në uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Sipas INSTAT, në muajin Qershor 2019 janë shënuar 131 aksidente rrugore nga 142 aksidente të ndodhura në Qershor 2018, duke shënuar kështu një ulje me 7,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, sipas po të njëjtin burim, për gjashtëmujorin e parë 2019, numërohen 714 aksidente rrugore nga 801 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë 2018, duke u ulur me 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E njëjta situatë paraqitet dhe për sa i përket personave të përfshirë në aksidente rrugore. Në Qershor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 187 persona nga 217 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 13,8 %. Po sipas INSTAT numri i të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, është 960 persona nga 1069 persona, duke u ulur me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Ditët e fundit Policia e Shtetit, Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash në të gjithë vendin për të përballuar me sukses sezonin turistik. Në të gjitha rrugët kombëtare, por sidomos ato akse që lidhin me bregdetin, Policia Rrugore është me shërbime të përforcuara dhe në monitorim për menaxhimin e trafikut. Shërbimet e Policisë Rrugore u kërkojnë gjithë drejtuesve të mjetit dhe i këshillojnë që të bëjnë kujdes me: Respektimin e normave të sjelljes; rregullave të qarkullimit rrugor; -Rregullimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës nga mjetet e tjera. Gjithashtu të bëhet kujdes me përdorimin e celularit dhe me parakalimet e gabuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIBRAT E VERËS/ Këto janë 10 romanet fantastike
Previous article TRE VJETORI I REFORMËS/ Majlinda Bregu: Le të bëhet drejtësia

F.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT