• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UKRAINASIT MARRIN “QYTETIN RUS”/ Putini kërcënon me fundin e botës, por kjo foto zbulon gjithçka
Home
Nderkombetare

UKRAINASIT MARRIN “QYTETIN RUS”/ Putini kërcënon me fundin e botës, por kjo foto zbulon gjithçka

1 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukrainasit morën qytetin e rendësishëm Liman në rajonin e Luhanskut duke i shtyrë rusët edhe më në lindje përgjatë kundërofensivës së tyre për të rimarrë të gjitha zonat e pushtuara.

Ushtritë kundërshtare luftuan disa ditë për Limanin, por mëngjesin e sotëm ukrainasit u panë në qendër të tij triumfuese, ndërsa tashmë në plan janë qytete të tjera të Luhanskut, raporton abcnews.al.

Kjo është një fitore e madhe e ukrainasve, por një foto e publikuar sëfundmi tregon edhe se si mund të ketë ardhur ajo.

U raportua se brenda rrethimit të ukrainasve ndodheshin 4-5 mijë ushtarë rusë, por ata nuk luftuan dhe u larguan nga qyteti. Në foton e publikuar nga Julian Ropcke, një gazetar austriak duket momenti kur është kapur me dronë largimi i rusëve nga Limani.

Sipas tij, është e çuditshme se si ukrainasit e kanë ditur nga ikën rusët dhe nuk sulmuan me artileri.Por, ka një shpjegim sipas tij, dhe ai lidhet me një marrëveshje mes drejtuesve të ushtrive në atë rajon për të hapur një “korridor të gjelbër” për rusët që të largoheshin nga qyteti me qëllim shmangien e një gjakderdhjeje të dyanshme.

Duket si një situatë “ëin-ëin” për të dyja palët, ku ukrainasit rimarrin qytetin e tyre kurse rusët shpëtojnë lëkurën.

Një detaj tjetër i rendësishëm ka të bëjë me momentin e rimarrjes së Limanit. Kjo, pasi ai është në rajonin e Luhanskut, të cilin Putini e shpalli territor rus nga dje duke kërcënuar me armë bërthamore këdo që do të “guxonte të sulmonte”.

Ekspertët e sigurisë janë duke bërë ironi tashmë duke thënë se nëse është ashtu siç thotë Putini, atëherë ukrainasit kanë marrë qytetin e parë rus dhe “Cari” duhet të përdorë armët bërthamore.

Në fakt, Limani dhe Luhansku si rajon janë në të vërtetë territore ukrainase të njohura ndërkombëtarisht dhe referendum i Rusië është nul.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Digjet në Laprakë shtëpia e piktorit Ilirjan Kola, i moshuari i vetmuar mbetet në qiell të hapur
Previous article ZGJEDHJET VENDORE/ Këshilli Kombëtar i PD miraton rregulloren e primareve. Berisha në krye të grupit negociator me aleatët

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT