Kryeministri Edi Rama në panelin e forumit Strategjik të Bled, Rama përcolli mesazhin që BE nuk duhet të anëtarësojë Ukrainën duke lënë pas Ballkanin Perëndimor.
“Nuk jam aspak i paduruar. Isha i paduruar shumë përpara se të fillonin negociatat, kur na thonin ne duam të martohemi por nuk duam të flasim me ju. Tani që po flasim jemi mirë. Ne do të bëjmë punën tonë sepse i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE që jemi të mirë për ta por të transformojmë vendein tonë.
Negociatat për mua janë transferimi i dijeve që ka njeriu për shtetformimin. Duke iu kthyer dëshirës, nuk dua të tingulloj si i errët por po dëgjoja Dritanin, nga vendi i qefit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral e duhet të jetë i tillë.
Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do të dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor. Përndryshe kur Dritani po fliste po shikoje e po flisja me vete kush duhet të sulmojë kë në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Bullgaria mund të sulmojë Maqedoninë e Veriut, Krocia mund të sulmojë Serbinë, Serbia Kosovën e Bosnja veten pa asnjë problem.(Qesh) Ne nëse pyesim grekët që të na bëjnë nderin ata mund të na sulmojnë me kënaqësi, Mali i Zi mund të shëllehet në diell e ne mund të jemi të gjithë gati për tiu bashkuar me Ukrainën“ tha Rama.


