• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UKRAINA FESTON DITËN E PAVARËSISË/ Keith Kellogg dhe Mark Carney në Kiev! WSJ: SHBA bllokon raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë
Home
Nderkombetare

UKRAINA FESTON DITËN E PAVARËSISË/ Keith Kellogg dhe Mark Carney në Kiev! WSJ: SHBA bllokon raketat me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë

24 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina nisi një seri sulmesh me dronë në territorin rus të dielën, një ditë kur feston 34-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj, duke shkaktuar zjarre në një central bërthamor në Kursk dhe një terminal nafte në portin e Ust-Lugës. Nuk pati të lënduar dhe zjarri i shkaktuar nga sulmi u shua.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së u ka bërë thirrje vazhdimisht si Rusisë ashtu edhe Ukrainës që të tregojnë përmbajtje maksimale rreth objekteve bërthamore gjatë luftës.

Rosiviatsia, autoriteti rus i aviacionit civil, tha se fluturimet u ndaluan për orë të tëra në disa aeroporte gjatë natës, përfshirë aeroportin Pulkovo në rajonin e Leningradit, për shkak të kërcënimit të sulmeve me dronë. Edhe Rusia, nga ana tjetër, raportohet se ka kryer disa sulme në Ukrainë.

Ndërkohë, në Ukrainë në një vizitë që prej ditës së djeshme ndodhet edhe i dërguari special i Donald Trump, Keith Kellogg, i cili do të takohet sërish me Zelenskyn. Ka mbërritur gjithashtu edhe kryeministri kanadez, Mark Carney.

Wall Street Journal raporton se Pentagoni ka bllokuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për të goditur Rusinë, duke e penguar Kievin të përdorë një armë të fuqishme në luftën e saj kundër pushtimit të Moskës. Një proces miratimi i nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, i cili ende nuk është bërë publik, e ka penguar Ukrainën të lançojë Sisteme Raketash Taktike me Rreze të

Gjatë Veprimi të Prodhimit Amerikan, ose ATACM, kundër objektivave në Rusi që nga fundi i pranverës, thanë zyrtarët.

Ndërkohë, bisedimet midis kryeqyteteve evropiane mbi garancitë e sigurisë vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllim që Kievi të ketë një pamje të qartë të asaj që mund të presë nga aleatët e tij, në mënyrë që të mund të hyjë në takimin dypalësh me Vladimir Putinin me një strategji të përcaktuar negociuese. Por samiti është gjithnjë e më i largët ndërsa afati i caktuar nga Trump afrohet.

Edhe Kina ka shprehur gatishmërinë e saj për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë nëse arrihet një marrëveshje e negociuar, por vetëm brenda kuadrit të një mandati të OKB-së. Natyrisht, si Pekini ashtu edhe Moska kanë të drejtë vetoje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË LUSHNJË/ Pronari i lokalit qëllon me armë zjarri drejt klientit, e plagos në këmbë! Shpallet në kërkim
Previous article PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat këtë të diel

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT