• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UKRAINA E PRANON ZYRTARISHT/ Forca ajrore: “Fantazma e Kievit” nuk ekziston! Është vetëm legjendë
Home
Nderkombetare

UKRAINA E PRANON ZYRTARISHT/ Forca ajrore: “Fantazma e Kievit” nuk ekziston! Është vetëm legjendë

2 May, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

“Fantazma e Kievit” është një mit. Zyrtarët e Ukrainës e kanë pranuar më në fund përmes një postimi zyrtar këtë fundjavë në llogarinë e Twitterit.
“Informacioni për vdekjen e “Fantazmës së Kievit” është i pasaktë. #Fantazma e Kiveit është i gjallë, ai mishëron shpirtin kolektiv të pilotëve shumë të kualifikuar të Brigadës së Aviacionit Taktik, të cilët po mbrojnë me sukses Kiev-in si dhe gjithë vendin”, shkruhet në postimin zyrtar të Forcës Ajrore Ukrainase. Javën e kaluar disa media prestigjoze përfshirë “The Times of London” pretenduan se e kishin identifikuar pilotin misterioz, legjendën e gjallë të forcës ajrore Ukrainase. Ai ishte një baba vetëm 29-vjeçar, që ishte vrarë së fundmi gjatë një betejë me forcat ruse. Por të shtunën datë 30 prill, ushtria ukrainase mohoi se piloti misterioz që jo pak kishte ngacmuar imagjinatën në këto dy muajt e fundit, të ekzistonte në realitet. Autoritetet ushtarake ukrainase pranuan të shtunën se nuk ekzistonte asnjë person të tillë.

Komanda e forcës ajrore shkruajti në facebook se “Fantazma e Kievit, është një legjende me superheronj, karakteri i të cilit u krijua nga vetë ukrainasit”. Piloti heroik, u tha se kishte rrëzuar mbi 40 avionë luftarakë rus në betejën e 13 marsit duke shkaktuar vdekjen e shumë forcave ruse shkruante “The Times of London”. Madje “Fantazmes së Kievit”, iu gjet dhe identiteti në artikull, sigurisht gjithçka ishte vetëm një aludim.

Sipas “The Times of London” ai ishte majori i ushtrisë Ukrainase Stepan Tarabalka. Përsëri komanda e forcës ajrore Ukrainase sqaroi se “ Heroi i Ukrainës Stepan Tarabalka nuk është Fantazma e Kievit dhe se nuk shkatërroi 40 avionë rus”. Qeveria ukrainase ka pasur rol kyç në krijimin dhe përjetësimin e mitit të një piloti të vetëm të guximshëm luftarak që me shënjestër të shkëlqyer shkatërronte në çdo rast luftimi armikun rus. “Njerëzit e quajnë atë Fantazma e Kievit, dhe me të drejtë!”, shkroi në shkurt qeveria ukrainase në Twitter duke i bërë jehonë figurës së famshme misterioze e madje duke shtuar se piloti në fjalë ishte “tashmë ishte bërë makthi i avionëve rusë”.

Por shumë njerëz vunë në dyshim nëse “Fantazma e Kievit ” ishte i vërtetë. Madje një video që qarkulloi me miliona herë në rrjetet sociale pas fillimit të luftës rezultoi se ishte marrë nga një video lojë. Disa komentuan duke thënë se piloti i dhe MiG-29 Fulcrum nuk kishte kapacitetin e duhur për të kryer sulme të tilla ndaj aviacionit luftarak rus. E megjithatë shumë njerëz në mbarë botën ishin të etur për të ditur më shumë për fatin dhe identitetin e vërtetë të pilotit enigmatik. “E vërtetë ose jo, Fantazma e Kievit është pikërisht ajo histori frymëzuese që i duhet rezistencës,” -shkruajti një person në Twitter.

 

 

  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOHET NJË TJETËR URBAN NË TIRANË/ Ja pamjet e para pas përplasjes me stacionin
Previous article LUFTA/ Zelensky: Erdogani të vendosë ose me ne ose me Rusinë, jo standard të dyfishtë

s.autor

Postime të ngjashme

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT