• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
UJËSJELLESI I RI NË KAVAJË/ Balluku inspekton punimet: Investojmë nga veriu në jug
Home
Ekonomi

UJËSJELLESI I RI NË KAVAJË/ Balluku inspekton punimet: Investojmë nga veriu në jug

16 October, 2020 F.autor Ekonomi

Qytetarët e Kavajës shumë shpejt do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm dhe për më tepër me një cilësi uji shumë herë më të mirë, se sa furnizimi aktual.

Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur një investim të rëndësishëm për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në bashkinë e Kavajës.

Ky projekt është një ndër 5 më të mëdhenjtë, që po realizohet aktualisht në nivel kombëtar, në funksion të objektivit strategjik për transformimin rrënjësor të sektorit të ujit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vlera totale e investimit kap shifrën e 6.3 milionë eurove dhe prej tij do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm afro 42 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Drejtori i AKUM, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Redian Krali, inspektuan ecurinë e punimeve, të cilat tashmë janë realizuar në masën 42%.

Drejtori i AKUM, Alqi Bllako tha se që prej vitit të largët 1978, kur është ndërtuar ujësjellësi i Kavajës, investimet në këtë sektor kanë qenë krejt sporadike dhe pa një modelim hidraulik, duke bërë që impakti i tyre të jetë pothuajse zero. Lidhur me investimin e ri, Bllako theksoi: “Investimi konsiston në rehabilitimin tërësor të rrjetit të brendshëm me pothuajse 107 kilometra rrjet të ri shpërndarës, matësa individualë për 11 mijë abonentë, konsumatorë individë dhe biznes, si dhe instalimin e sistemit SCADA”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se Qeveria Shqiptare është duke investuar nga veriu në jug në sektorin e ujit duke transformuar rrënjësisht situatën në këtë sektor kaq jetik për qytetarët. Këto investime, u shpreh Balluku, kanë në fokus jo vetëm garantimin e këtij shërimi për qytetarët, por edhe kthimin e tij në ligjshmëri ku në këtë pikë kërkohet edhe një ndërgjegjësim nga ana e vetë qytetarëve.

“E gjithë reforma që kemi bërë në sistemin elektro-energjetik në Republikën e Shqipërisë, qoftë përsa i përket mënyrës së shpërndarjes, uljes së humbjeve në rrjet, apo edhe mënyrën e pagesës nga qytetarët, ka bërë që sot, i gjithë ky shërbim të ofrohet më mirë, me cilësi dhe padyshim qytetari të paguajë atë të që konsumon. Të njëjtën gjë po mundohemi t’a bëjmë dhe me ujin. Pasi të përfundojmë të gjithë sistemin e investimeve, të cilin e kemi nisur nga Vermoshi e deri në Konispol, lind menjëherë nevoja që të ketë matësa uji kudo që investojmë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të paguajnë atë që konsumojnë, as më pak dhe as më shumë”, u shpreh ministrja Balluku.

Parametrat cilësorë të ujit që do të sigurojnë këto investime kanë qenë një tjetër pikë e rëndësishme në të cilën është ndalur ministrja Balluku: “Është e rëndësishme të theksojmë se, parametrat që ne kërkojmë janë parametra të vendosur edhe nga Bashkimi Europian, që janë 150 litrat e ujit për qytetar dhe nga ana tjetër çfarë është më e rëndësishme, ne kërkojmë që të legjitimojmë patjetër nevojën për ta pasur këtë shërbim bazik dhe jetësor, por t’a sjellim në parametrat e shërbimeve të tjera që ne ofrojmë”.

Për kryebashkiakun e Kavajës, Redian Krali, kufizimi i orareve të furnizimit me ujë të pijshëm ka qenë një shqetësim i banorëve të këtij qyteti ndër vite dhe i premtuar shumë herë, por që asnjëherë nuk u bë realitet. “Kavaja ka vuajtur shumë. Bashkëqytetarët e mi e kanë pasur jashtëzakonisht problem, pasi ka pasur një rrjet të amortizuar dhe kanë vuajtur shumë me pjesën e ujit. Falë mbështetjes së Kryeministrit dhe qeverisë Rama u bë i mundur ky investim, që do të zgjidhë këtë problem të trashëguar”, tha kryetari Bashkisë së Kavajës.

Ashtu si edhe në zonat e tjera, investimi në ujësjellësin e Kavajës i paraprin procesit të rindërtimit. Tubacionet e reja kanë nisur të shtrohen në zonën ku së shpejti do të ngrihen ndërtesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ujësjellësi aktual i Kavajës është ndërtuar në vitin 1978 dhe gjatë viteve të fundit në të janë bërë vetëm ndërhyrje rehabilituese në segmente të vogla. Degradimi ndër vite i rrjetit ndikonte direkt në furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, ndërsa më shumë se gjysma e abonentëve ishin të papajisur me ujëmatësa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHENJA E LËNË NGA COVID-19/ Kamerat kapin detajin në dorën e Donald Trump (PAMJET)
Previous article "E VËSHTIRË TË MARKOSH DZEKON, POR MËSON SHUMË"/ Mbrojtësi Kumbulla: Pedro dhe Smalling na motivojnë

F.autor

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT