Menopauza është një fazë tranzicioni mes të 40-ave dhe 50-ave të një gruaje, në të cilën ka një reduktim të konsiderueshëm të prodhimit të hormoneve seksuale femërore. Zakonisht shfaqet me një cikël të parregullt menstrual, ndonjëherë pa ovulacion, derisa vjen ai moment kur zhduken menstruacionet, si dhe aftësitë riprodhuese të femrës.
Gjatë menopauzës rritet rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe i osteoporozës. Prandaj, ushqyerja para dhe gjatë menopauzën do të jetë çelësi për parandalimin e këtyre sëmundjeve. Ja një listë e ushqimeve që duhen konsumuar me patjetër:
-Qumështi dhe produktet e bulmetit
Qumështi dhe produktet e bulmetit na sigurojnë sasi të konsiderueshme të kalciumit, një mineral i domosdoshëm për formimin dhe forcimin e eshtrave. Nëse nuk vuani nga intoleranca e laktozës, këshillohet të konsumoni këtë lloj ushqimi të paktën tri herë në javë.
-Arrat
Arra janë një nga ushqimet më të mira për shëndetin e grave, para, gjatë dhe pas fazës së menopauzës. Ato janë të ngarkuara me acide yndyrore, vitaminë D, kalcium dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm që neutralizojnë efektet e dekontrollit hormonal.
-Perimet
Perimet janë një tjetër ushqim thelbësor në dietën e grave që janë pranë fazës së menopauzës. Ato janë një burim i shëndetshëm i kalciumit, hekurit, vitaminës D dhe fosforit, minerale të nevojshme për të forcuar kockat.
-Drithërat
Drithërat janë një opsion i shëndetshëm për të mbrojtur kockat si në fazat e hershme të jetës dhe në moshën e rritur. Marrja e tyre para dhe gjatë menopauzës ndihmon në minimizimin e efekteve negative të mosbalancimit hormonal.
Nga ana tjetër, ato ndihmojnë në reduktimin e simptomave të tilla si djersitje të tepruar dhe ndryshime të papritura të humorit. Mundohuni të rrisni sasinë e ushqimeve të përmendura më lart dhe në të njëjtën kohë, të ulni konsumin e pijeve të gazuara e me sheqer dhe të alkoolit.
/shije


