Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme teksa një 31 vjeçare nga Bulqiza ka humbur trinjakët e saj.
Veç shumë vështirësive që e reja kishte kaluar, duke marrë kalin deri në spital (jetonte në një fshat të Bulqizës), burimet bëjnë me dije se shkaku i humbjes së trinjakëve ishte se spitali nuk kishte mjek.
AlpeNews.al mëson se 31 vjeçarja është Enkelejda Rexhepi dhe është personi që shihni mëposhtë:
Në një reagim drejtori i spitalit u shpreh se gjendja e foshnjave ishte e pa-pajtueshme me jetën dhe se ishte 24 javëshe.
“Në këtë situatë detyra jonë ishte që t’i shpëtonim jetën gruas. Kemi mami dhe infermiere por rasti ishte me rrezik.”
Gjithashtu reagimi erdhi edhe nga Ministria e Shendetësisë e cila u shpreh se mjeket e maternitetit të Tiranës shpëtuan nënën e re e ndersa trinjakët nuk mundën të shpëtonin nga mosha e vogël e barrës.
Përgatiti: AlpeNews.al



