Shpeshherë mediat vendosin në pah jetën luksoze të fëmijëve të politikanëve shqiptarë, që me pushimet e tyre super të shtrenjta, makinat prodhime të fundit apo udhëtime në vende të largëta tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Njëri prej tyre është edhe djali i deputetit Tom Doshi, i cili zotëron biznese të shumta të cilat i ka trashëguar tek djali i tij Markusi, i cili është vetëm 16 vjec por bën jetë tejet luksoze.
Xhelal Mziu duket se nuk ua kersen luksin femijeve dhe vecanerisht vajza e tij e madhe Antigona Mziu e shfaq hapur fuqinë e pushtetit financiar te te atit. Ajo shfaqet me makina luksoze si edhe udhëton 3 herë në muaj jashtë vendit dhe bën shopping të shtrenjtë në Firence, Paris, Milano, Amsterdam.
Vajza e ish deputetes demokrate Majlinda Bregu para pak kohësh u larguar drejt Belgjikës ku po vazhdon studimet e larta.
Ajo që bie në sy janë veshjet e saj firmato dhe tendencat më të fundit të modës që bukuroshja mban veshur. Këtë herë ajo ka zgjedhur të vizitojë një destinacion tjetër sicc është Parisi.
Djali i Jozefina Topallit prej disa vitesh është fejuar me Eva Muratin, e mesa duket po e shijojnë lidhjen e tyre duke ekspozuar here pas here postime ne rrjetet sociale duke udhëtuar nëpër vënde të ndryshme te botës.
Eliza Haxhinasto dhe Franko Naço kanë lidhur që prej një viti një krushqi “brenda llojit”.
Pas fejesës së lidhur në 2016-n, fëmijët e dy prej drejtuesve më të lartë të LSI duken shumë pak të shqetësuar për të ardhmen e baballarëve të tyre, ndonëse janë ata, të cilët financojnë udhëtimet, pushimet dhe makinat e tyre të luksit.
Armina Mevlani, e dashura e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, është gjithmonë në qëndër të vëmendjes. Shpesh ky fakt është komentuar si “sponsorizim” që Shkëlzen Berisha, mjaft i përfolur për pasurinë e tij, i bën asaj.
Një nga aspektet e jetës së saj, që ngjall shumë komente në rrjetet sociale është luksi që e shoqëron ngado, jo vetëm në veshje, por edhe në mënyrën e jetesës.
Përgatiti: AlpeNews.al













