• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Alarmon ish-ministri i Mjedisit: Shqipëria po kthehet në varrezë landfillesh!
Home
Sociale

Alarmon ish-ministri i Mjedisit: Shqipëria po kthehet në varrezë landfillesh!

26 November, 2017 sidorela.editor Aktualitet, Sociale

Deputeti i LSI-së Lefter Koka është shprehur  se Shqipëria po kthehet në varrezë landfillesh.

Ish-ministri i Mjedisit me anë të një  status në llogarinë e tij në “Facebook”, shkruan se vendi po mbushet shpejt  me ‘pseudolandfille’ dhe pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes.

Statusi i plotë i zotit Koka:

Të nderuar miq,

Mbas shumë vitesh shpërdorim në formë grantesh dhe kredish që përfundonin në prodhim masiv letrash, pa asnjë produkt konkret, në vitin 2013, qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe në bashkëpunim me disa prej bashkive kryesore në vend morri një vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit të depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.

Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetëra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonjë pseudo-landfill, që përveç kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krejt të ri.

Pseudolandfillet – Jetëgjatësi deri në 10 vjet, kosto e lartë ndërtimi, tarifa depozitimi të papërballueshme nga bashkitë; pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes duke e kthyer Shqipërinë në një varrezë landfillesh.

Impiantet e Prodhimit e Energjisë nga Mbetjet – Jetëgjatësi +50 vjet, kosto ndërtimi më e ulët se ajo e zbatuar abuzivisht në disa qarqe të vendit për pseudo landfille, ZERO tarifë depozitimi për bashkitë, emetimet në ajër 10 herë më të ulëta se standardet e Bashkimit Europian, teknologjia e përdorur edhe më e avancuar se ajo e impiantit të prodhimit të energjisë nga mbetjet që ndodhet aktualisht në mes të kryeqytetit të Austrisë, Vienës.

Pas 7 vitesh këto vepra unike inxhinierike i kalojnë 100% në pronësi dhe administrim bashkive. Të ardhurat nga shitja e energjisë, bashkitë do të mund t’i përdorin për investim në pastrim dhe infrastrukturën e riciklimit.

Krenar për këto impiante, i keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Udhëheqësit tanë përtej kollares. Nga rrobat e banjos deri tek veshjet skandaloze sportive
Previous article Udhëtime dhe makina të shtrenjta, njihuni me jetën super luksoze të fëmijëve të politikanëve shqiptarë

sidorela.editor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT