• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Udhëheqësit e BE-së shqyrtojnë reforma të reja të EMIGRACIONIT
Home
Nderkombetare

Udhëheqësit e BE-së shqyrtojnë reforma të reja të EMIGRACIONIT

28 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë samitit të tyre dyditor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian po shqyrtojnë reformën e emigracionit.

Ka rënë ndërkohë ndjeshëm numri i prurjeve të emigrantëve krahasuar me vitin 2015, kur u shkaktuan edhe ndasi të mëdha mes bllokut prej 28 vendesh, rreth mënyrës se si ata duhej të reagonin. Disa vende mbështesnin politikat e dyerve të hapura, ndërsa vende të tjera ngritën barrikada që do të pengonin lëvizjen e mëtejshme të emigrantëve të gjendur tashmë brenda Evropës.

Në vitin 2015, BE-ja njoftoi se pati mbi 1.8 milionë emigrantë të paligjshëm që hynë në territorin e saj. Përpara samitit, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk shkruajti në një letër se numri i kalimeve të paligjshme të kufirit ka rënë me 96% që nga kulmi i krizës.

Politikat e zbatuara deri më tani kanë ndihmuar për ta ulur këtë numër, ndër to një marrëveshje e arritur me Turqinë për të ndërprerë shtigjet e emigracionit, si dhe për të ripranuar ata që ja dalin të kalojnë drejt Greqisë. Bashkimi Evropian filloi gjithashtu punën për të trajtuar në origjinë problemet që i shtyjnë njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre.

Zoti Tusk propozon reforma të mëtejshme, ndër to edhe krijimin e “platformave rajonale të zbarkimit”, ku me ndihmën e agjensisë së OKB-së për refugjatët dhe Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, BE-ja mund të shqyrtojë jashtë territorit të saj rastet e azilkërkuesve, duke mos lejuar kështu aktivitetin e trafikantëve dhe kalimin e rrezikshëm përmes deteve.

Zoti Tusk po u kërkon gjithashtu vendeve anëtare të BE-së që të bashkëpunojnë me vendet e origjinës, në veçanti me Libinë.

“Gjithnjë e më shumë njerëz po fillojnë të besojnë se vetëm autoriteti i dorës së fortë, me frymë anti-evropiane dhe anti-liberale, me një tendencë drejt autoritarizmit, do të jetë në gjendje të ndalojë një valë emigracioni”, shkruajti zoti Tusk. “Nëse njerëzit e besojnë se vetëm kështu mund të ofrohet një zgjidhje efektive ndaj krizës së emigracionit, ata gjithashtu do të besojnë edhe gjithçka tjetër që mund t’ju thuhet. Momenti është tepër i rëndësishëm dhe koha është e pakët”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në kulmin e krizës u radhit mes mbështetësve të politikës për të mirëpritur emigrantët, ndodhet tashmë nën presion nga kritikët në vendin e saj, të cilët thonë se Gjermania ka qenë më tepër mikpritëse se ç’duhet.

Përpara se të nisej drejt Brukselit, ajo i tha parlamentit ditën e enjte se pati marrë vendimin e duhur në një situatë të jashtëzakonshme, por se në situatën e tanishme, BE-ja duhet të vendosë një kontroll më të fortë. Zonja Merkel tha se megjithëse ka përçarje mes vendeve anëtare, ato janë të bashkuara për nevojën e zvogëlimit të emigracionit të përgjithshëm, për ndalimin e trafikantëve, si dhe forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan pranë huazimit të lojtarit të Real Madrid
Previous article 3.4 MILIONË EURO/ Gjykata i la në BURG. Gruaja e shoferit shpërthen në LOT: Ne skemi lekë për të ngrënë... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT