• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U ZOTUA GJATË NJË VIZITE NË DUBROVNIK/ Pompeo: SHBA hapa pozitiv me Kosovën e Serbinë, por ka ende shumë punë
Home
Nderkombetare

U ZOTUA GJATË NJË VIZITE NË DUBROVNIK/ Pompeo: SHBA hapa pozitiv me Kosovën e Serbinë, por ka ende shumë punë

2 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, u zotua të premten gjatë një vizite në Dubrovnik, qytetin bregdetar kroat se Washingtoni do të mbetet “jashtëzakonisht i angazhuar” në Ballkan, duke theksuar se edhe me Kosovën e Serbinë kanë bërë një hap të mirë përpara, por që ka ende shumë punë për të bërë.

Sekretari Pompeo i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Ai vlerësoi lartë dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u arrit muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë. “Shtetet e Bashkuara nuk udhëheqin më duke qëndruar prapa. Ne kemi qenë tepër të angazhuar në këtë rajon në frontin diplomatik. Ju përmendët punën që kemi bërë me Kosovën dhe Serbinë. Edhe atje ka më shumë punë për të bërë. Është një proces, por kemi bërë një hap të parë të mirë, një veprim të mirë përpara”, tha ai duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë serioze edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Shtetet e Bashkuara do të përdorin mundësitë e tyre diplomatike për të qëndruar të angazhuara dhe për të siguruar një rezultat atje që sjell një gjë të mirë për Evropën, një gjë të mirë për qytetarët e Kroacisë, një gjë të mirë për qytetarët e rajonit”, -tha sekretari Pompeo. Vizita e sekretarit Pompeo në Dubrovnik, qytetin buzë Detit Adriatik, ishte hapi i fundit i turneut të tij evropian që përfshinte gjithashtu Greqinë, Italinë dhe Vatikanin.

Sekretari Pompeo tha se do të vazhdojë vizitën e tij të planifikuar për javën e ardhme në Japoni, Korenë e Jugut dhe në Mongoli, me gjithë njoftimin se presidenti Donald Trump është prekur nga koronavirusi. Ai tha se është testuar sërish dhe doli negativ për COVID-19, ndërsa vizitë në Azi është dëshmi e përkushtimit të fuqishëm amerikan ndaj aleatëve dhe miqve në rajon./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ 770 studentë të Universitetit në Britani rezultojnë pozitiv me koronavirus
Previous article NGRENË SHQETËSIMIN PËR NJË VALË TË DYTË TË COVID-19/ Italia mendon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më...

Delo.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT