• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ZHDUK PAS TELEFONATËS SË MISTERSHME/ Në kërkim të kavajsit të akuzuar për trafik droge (VIDEO)
Home
Breaking News

U ZHDUK PAS TELEFONATËS SË MISTERSHME/ Në kërkim të kavajsit të akuzuar për trafik droge (VIDEO)

27 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dashamiri është djali i tretë i familjes Xhafa. Muhamed dhe Drita janë prindër të 4 fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave.

Me të mbaruar shkollën 8-vjecare, Dashamiri, një djalë i shkathët asokohe planifikon që bashkë më shokët e tij të emigrojnë drejt Italisë, por pa i thënë askujt lidhur më planin e tyre. Ndërsa babai Muhamedi kishte nuhatur lëvizjet e të birit, por ende nuk kishte mësuar asgjë konkrete.

Ishte viti 1993 kur për Dashamirin vjen letra për ushtar, ndërsa kryen shërbimin ushtarak deri në vitin 1994, por plani për t’u larguar drejt shtetin fqinj ishte ende në fuqi. Me të mbaruar ushtrinë, Dashamiri bashkë me shokë të tij nisen me skaf nga Vlora dhe mbërrijnë në Itali.

Fillimisht ata vendosen në Fogia, aty ku Dashamiri nis punë në bujqësi. Gjatë kësaj kohe ai njihet me një shtetase italiane me emrin Rita Kocellin, dashuri e cila përfundoi në martesë, në vitin 2004. Ata vendosin të jetojnë së bashku duke celebruar marrëdhënien e tyre, përmes një ceremonie në kishë.

Një vit më pas erdhi në jetë djali i tyre Kevin. Jeta vazhdonte, Dashamari punonte dhe tashmë kishte krijuar familjen e tij. Ishte mbrëmja e 16 qershorit të vitit 2005 kur të tre ishin bashkë, Dashamirit i bie telefoni. Bashkëshortes Ritës, i thotë se ishte një miku i tij dhe se duhet të dilte, por do të kthehej për pak.

I shoqi nuk po kthehej dhe Rita merr në telefon kunatën e saj Brunilda, motra e Dashamirit jetonte në Parma. Më pas Rita njofton edhe policinë. Këta të fundit i pohojnë se Dashamiri ishte i akuzuar për trafik droge.

Kur ende nuk është mësuar asgjë për fatin e 42-vjecarit, babai i Dashamirit, Muhamedi akuzon pronarin ku punonte i biri, një shtetas italian me emrin Paulo, duke e bërë përgjegjës për përfshirjen e të birit në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LINDI BINJAKË? Si u ZHDUK lajmi për të dashurën sekrete të Putin (FOTOT)
Previous article ATLETET QË KANË "MARROSUR" LONDRËN/ Ja TRENDI i fundit që duhet ta bëni tuajin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT