Në këtë vigjilje Krishtlindjesh një lajm i mirë ka gëzuar familjen e Aurora Micit, vajzës shqiptare që u shpall e zhdukur në Greqi.
Që prej datës 17 dhjetor të këtij viti, 31-vjeçarja humbi gjurmët në Follorinë, ndërsa ditën e sotme është gjetur në Athinë.
Mediat e shtetit fqinj raportojnë se Shërbimi Social Shtetëror grek me anë të një telefonate u lajmërua se kishte parë një vajzë të ngjashme me shqiptaren në zonën Metaksurgio të Athinës.
Autoritetet greke dërguan një grup verifikimi dhe gjetën Aurora Micin, të cilën e dërguan në Selanik, pranë familjes së saj në Pilea.
Mici u zhduk teksa kthehej nga vendlindja për në banesën e saj, ndërkohë që kalimtari që sinjalizoi vendodhjen tha se shqiptarja ecte e përhumbur.


