Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar sot për gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas tre refuzimeve.
Mësohet se nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli.
Kujtojmë se PD pati ankesa edhe për një prej emrave të tjerë në listë, Dorian Pavli, i cili kontestohet sepse ka qenë pjesë e fondacionit Soros dhe ka marrë pjesë në projektin e reformës në drejtësi.
Kush është Darian Pavli:
Darian Pavli jurist me 15 vjet përvojë në disenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.
/AlpeNews.al



