• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRANË TEK OBORRI I SHTËPISË/ Ekzekutimet MISTERIOZE. Nga SHUARJA e familjes në Dibër, tek RITVANI
Home
Breaking News

U VRANË TEK OBORRI I SHTËPISË/ Ekzekutimet MISTERIOZE. Nga SHUARJA e familjes në Dibër, tek RITVANI

28 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasjet dhe ekzekutimet e mistershme nuk kanë të ndalur në vendin tonë. Disa prej tyre kanë arritur të zgjidhen brenda ditës, e disa të tjera duket se ende nuk e kanë marr përgjigjen.

Ndër rastet më të rënda janë ato ku vrasjet ndodhin fare pranë shtëpive të “shënjestrave” e viktimave, në oborrin apo derën e shtëpisë.

Kujtojmë se jo këtë muaj, Shqipëria përjetoi një nga masakrat më të mëdha ndoënjhëerë, atë ku Ritvan Zykaj vrau tetë kushërinjtë e tij tek oborret e tyre të shtëpisë.

Çfarë ndodhi me familjen në Dibër:

Tre anëtarë të një familje janë gjetur të vdekur në oborrin e banesës së tyre. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Madhe. Një familje me 3 anëtarë është gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së saj pak pasi kishin ardhur për pushime nga Italia.

Familja banonte në qendër të qytetit të Dibrës së Madhe . Persona të pa identifikuar kanë lënë të vrarë tre anëtarët e familjes të cilët janë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Sipas mediave në Maqedoni autori i vrasjeve është burri i motres me inicialet R.F. për shkak të një konflikti për pronën.  Ai njihej si person konfliktual, ndërsa edhe pak ditë më parë kishte pasur një sherr me familjen, ndërsa mbremjen e djeshme i ekzekutoi.

Ritvani vret tetë kushërinjtë e tij

Masakra ndodhi pasditen e 12 gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës, ku pas një dreke familjare Zykaj ekzekutoi me 30 plumba automatiku 8 pjesëtarë të fisit të tij pasi nuk duronte dit siç deklaroi akuzat e tyre pë grabitjen e pulave.

Në celularin e autorit të masakrës polica ka gjetur një sërë komunikimesh telefonike para dhe pas krimit si dhe një video ku Ritvan Zykaj pasi ka vrarë 8 të afërmit e tij ka filmuar oborret e mbushura me viktima e gjak në lagjen e tij dhe është larguar për tu fshehur për 8 orë deri sa u arrestua.

Dibër, 32 vjeçari ekzekutohet tek oborri i shtëpisë

Elsi Kosiqi, 32 vjeçari u gjet i vdekur ne oborrin e shtepise se tij ne fshatin Maqellare, Diber rreth ores 01:30 mesnatën e kaluar.
Kush është viktima, Elsi Kosiqi: 32 vjeçari ishte me precedentë, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës, dy detaje këto që po përdoren nga policia në funksion të hetimit. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia, ku ka qëndruar në Dibër të Madhe për arsye që po verifikohen.

Kosiqi, ndërkohë mësohet se më herët ka qëndruar në Itali dhe ka në pronësi një hotel pranë llixhave të Dibrës.

Si ndodhi ngjarja: Autorët e kanë pasur të lehtë të largohen pasi e kanë vrarë me 3 plumba në gjoks. Kanë lënë disa gjurmë në oborrin e banesës, prandaj policia do mund të verifikojë autorët. Elsi Kosiqi kishte punuar disa kohë në Itali. Nuk ka qenë problematik me policinë. Kosiqi ishte i martuar me 3 fëmijë, mësohet nga burimet në vendngjarje.

Pas krimit, autorët e kanë pasur të lehtë të largohen me shpejtësi, pasi banesa e 32-vjeçarit është shumë pranë rrugës kryesore.

Ekzekutohet në derë të shtëpisë emigranti


Xhevahir Brasha (Agim Caka) ishte kthyer nga Londra pranë familjes së tij në Durrës.

Natën kur ndodhi krimi ai kishte qenë në lokalin e fshatit dhe se ishte duke u kthyer për në banesën e tij afër mbikalimit të Fllakës, kur rreth orës 19:30 persona ende të panjohur i kanë zënë pritë.

Sapo emigranti i është afruar banesës, është qëlluar me breshëri plumbash. Për pasojë, 41-vjeçari është plagosur rëndë dhe ka përfunduar në një kanal. Krismat e armës kanë alarmuar pjesëtarët e familjes Brasha. Babai i moshuar i viktimës dhe djali i tij adoleshent kanë qenë të parët që kanë gjetur Xhevairin të mbytur në gjak. Ata e kanë transportuar urgjentisht të plagosurin për në spitalin rarajonal të Durrësit, por Brasha ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të shumta.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENTURA TRONDIT MILANIN DHE INTERIN/ Vetëm ky klub mund t’ja mari titullin Juves
Previous article SULMI BRUTAL/ Nobelistja e paqes akuzohet nga OKB se nuk ka ndaluar gjenocidin në Mianmar

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT