• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U vra se ngacmoi gruan në lokal, dëshmitari tregon ngjarjen: Ajo gënjeu, ai s’mund ta përdhunonte se…
Home
Aktualitet
Kronikë

U vra se ngacmoi gruan në lokal, dëshmitari tregon ngjarjen: Ajo gënjeu, ai s’mund ta përdhunonte se…

12 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen te tjera detaje nga ngjarja e rende ne Divjakë, ku pronari i nje lokali ne fshatin Goriçaj, vrau me arme gjahu shtetasin Judmill Stambolliu, 42 vjeç, banues në te njejtin fshat.

Një banor i zonës, i cili i njeh të dyja familjet, si atë të viktimës, edhe atë të autorit, tregon në një rrëfim për JOQ.al se ngjarja nuk ka ndodhur aspak në atë mënyrë. Ai rrëfen se sherri ka nisur në lokalin që ka në pronësi Toromëni.

Gjithçka është bërë pasi Llupo, person me precedentë të mëparshëm penalë, ka dashur të ngrejë zërin e televizorit, ndërsa pronari, i cili është njëkohësisht edhe autori, nuk ka pranuar.

Në debat e sipër, Toromëni është ngjitur në katin e dytë të ndërtesës, ku është shtëpia e tij, ka marrë armën dhe ka shtënë mbi Llupon disa herë, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Sipas dëshmitarit, Admir Llupo nuk ka tentuar në asnjë moment të përdhunojë apo të ngacmojë seksualisht bashkëshorten e Petrit Toromënit, pasi ai (Llupo) dhe Irma (gruaja e Petritit) janë kushërinj mes tyre.

Dëshmitari thotë se gruaja e Toromënit nuk ka qenë fare në vendngjarje, por në shtëpi. Ajo ka dalë pasi ka dëgjuar të shtënat e armës.

Ndër të tjera, dëshmitari rrëfen: Gruaja e autorit ka dëshmuar se ka ardhur që të më përdhunonte në lokal, por gruaja s’ishte aty. Ishte në gjumë. Ajo ka dalë pasi ka dëgjuar të shtënat e armës. Si vallë ka dëshmuar ajo kur s’ka qenë në vendngjarje? Ne jemi komshinj me autorin e vrasjes dhe unë kam qenë atje deri sa ka ikur policia, deri në orën 3. Polica ka ardhur shumë me vonesë edhe autori tha se pa ardhur policia, s’e prek njeri këtë dhe po rrinte me karabinë në dorë. Për atë përdhunimin, ai s’ka shanse ta bënte atë veprim se ai e ka kushërirë atë, gruan e atij”./JOQ.al/

Policia ben me dije se 42-vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, nderkohe ka mundur te arrestoje autorin, shtetasin Petrit Toromëni, 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Nderkohe qe policia ben me dije se shkak ishte nje konflikt ne lokal, gazetarja e “Panorama” raporton se dyshohet se shkak u be sjellja e tepruar e viktimes ndaj gruas se pronarit te lokalit.

Mesohet se në lokalin ku ndodhi ngjarja, që ishte edhe piceri, ku pronari punonte bashke me gruan e tij.

Viktima, pasi kishte konsumuar alkool i kishte hedhur fjale gruas se pronarin e pastaj dyshohet se zgjati duart qe ta prekte. Pas kesaj ka plasur sherri mes dy burrave.

Pronari i lokalit, u ngjit ne banese, rrembeu armen e gjahut dhe e qelloi klientin. Kur e ndaloi policia ai nuk beri asnje rezistence.

Njoftimi i policise

Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.

Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se:

Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.

Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA: Ja provat e milionave dollarë të korrupsionit që lidhen me familjen Berisha
Previous article KORÇË/ Sherr prej flokësh mes edukatores dhe drejtoreshës. Shtangen fëmijët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT