• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPARTAK NGJELA: Ja provat e milionave dollarë të korrupsionit që lidhen me familjen Berisha
Home
Blog

SPARTAK NGJELA: Ja provat e milionave dollarë të korrupsionit që lidhen me familjen Berisha

12 December, 2017 Redaktor2 Blog

Ja provat e korrupsionit….

Shiu që sjell përmbytje dhe shkatërrim autostradash me shkarje masive dherash e gurësh; provon çdo ditë vjedhjen e madhe që iu është bërë shqiptarëve.

l.Ky është në fakt korrupsioni i provuar i Berishës për të gjitha rrugët, është prova e kapjes nga FBI-a, vetëm në bankat e Qipros, të 150 milionë dollarëve të ministrave të Berishës dhe të familjes së tij.

Por përmbytja e madhe e para disa ditëve, provoi saktë turpin korruptiv të qeverisë Rama që kishte futur nëpër xhepa 2/3-tat e fondit të kanaleve kulluese, hidrovorëve dhe riparimit të kolektorëve: gjithësej 40 milionë Euro.

Ky është një turp historik, por që, në fakt, e vuajnë shqiptarët.

Shumë shpejt shqiptarët do t’i dëgjojnë të gjithë “bëmat e mëdha” të vjedhësve të tyre të bashkuar në vjedhjen e tyre masive, por që çirren në sallën e Parlamentit në konflikte banale, dhe me sharje kalamajsh për të gënjyer shqiptarët.
Po, a e gënjejnë dot FBI-në që tani i ka provat kundër tyre?

Il.Dje ambasadori amerikan, Donald Lu, foli ashpër kundër korrupsionit dhe i bëri thirrje rinisë shqiptare të ngrihet kundër tij.
Sigurisht që ka të drejtë.
Në fakt ky është një hap i ri amerikan kundër korrupsionit primitiv dhe barbar shqiptar.

Por nuk mjafton. Rinia, që të ngrihet; por edhe adultët shqiptarë po ashtu, duan provat.

Sot ka ardhur tamam koha që politika amerikanë të ekspozojë provat që ka për korrupsionin shqiptar të të gjithë ministrave e kryeministrave të të gjitha ngjyrave politike në Shqipëri.

Duhet të fillojë të deklarohen faktet që ka mbledhur FBI.
Por të mos harrohet se sot, kundërshtari më i madh i Reformës Antikorrupsion është kryeministri shqiptar, Rama.

lll.Kjo duhet bërë patjetër, se ka një bashkim underground të Ramës me Berishën dhe Bashën; për të frenuar Reformën në Drejtësi.
Terapia më e mirë kundër kësaj sëmundjeje është “hapja e thesit” dokumentar të FBI-së.

Nuk heq dorë Rama nga “pakti” i tij antireformë me Bashën. Në fakt është krejt i paaftë; por në këtë rrugë pa krye e fut frika e tij.
Po në post pse rri ende kur e di që është i kapur?

Ka dy arsye të mundshme që Rama nuk tërhiqet nga posti i kryeministrit : ose e përplas frika në këtë pikë, e cila e detyron që të shfaqet edhe si një kolloun panairesh; ose e shtyn mëndjelehtësia se me mashtrime fëmijësh mund të bllokojë politikën amerikane në Shqipëri.

Prandaj; e vetmja rrugë e politikës së Uashingtonit dhe Brukselit është denoncimi botërisht i fakteve që janë kundër tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENT TRENDY/ Meta larg zhurmës, shkon dhe shijon Alpet e vendit (FOTO)
Previous article U vra se ngacmoi gruan në lokal, dëshmitari tregon ngjarjen: Ajo gënjeu, ai s’mund ta përdhunonte se…

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT