• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NGA VËLLEZËRIT SHQIPTARË NË GREQI/ Viktima baba i një përdhunuesi, ngjarja e 16 shtatorit
Home
Aktualitet
Kronikë

U VRA NGA VËLLEZËRIT SHQIPTARË NË GREQI/ Viktima baba i një përdhunuesi, ngjarja e 16 shtatorit

26 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 53-vjeccarit nga dy vëllezërit shqiptarë.

Sipas raportimeve, dyshohet se djali i viktimës përdhunuar një të mitur në një plazh në Halkidiki. GRTimes shkruan se 24-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar një 14-vjeçare më 16 shtator në plazhin e Nea Skionit në komunën e Kasandrës.

Pas denoncimit, EL.AS. ka identifikuar të riun, i cili është dërguar menjëherë në prokurori.

Pas përfundimit të gjykimit, me vendim të hetuesit 24-vjeçari u la i lirë, me kushte kufizuese: ndalim daljeje jashtë vendit, paraqitje dy herë në muaj në polici dhe ndalimin e afrimit dhe komunikimit me të miturën. Në të njëjtën kohë, 14-vjeçarja është ekzaminuar nga mjeku dhe ka rrëfyer ngjarjen tek psikologu i fëmijëve, ndërsa 24-vjeçari ka mohuar akuzat.

Si ndodhi ngjarja e djeshme

Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë dëshmitarët okularë për mediat greke, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar , shtetas shqiptarë, kanë mbërritur në shtëpinë ku viktima jetonte me familjen e tij.
Më pas për një arsye ende të panjohur ka shpërthyer një sherr i egër me viktimën 53-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, ndërsa gjithçka dyshohet se ka ndodhur në rrugicën e vogël jashtë shtëpisë së familjes. 27 – vjeçari , i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë fëmijën e këtij të fundit, djalin 24-vjeçar, si dhe ka shtyrë në të njëjtën kohë partneren e tij 18-vjeçare dhe gruan 53-vjeçare.

Më pas, vëllai 47-vjeçar e ka goditur viktimën me shpinën e sëpatës në gjoks, por sipas dëshmitarëve okularë, 53-vjeçari ka mbijetuar për pak kohë dhe ka vdekur jashtë një karburanti të vjetër, që ndodhet 300 metra larg skenës së episodit.

“Burri po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Pas këtij episodi, familjarët e tij e futën në makinë dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe u ankua se i dhemb zemra. Ndaluan makinën jashtë pikës së vjetër të karburantit, e nxorën të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, raporton për protothema.gr një banor i zonës.
Komuniteti i vogël është tronditur nga një ngjarje tragjike që solli vdekjen e 53-vjeçarit. Pjesa më e madhe e tyre raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përleshur me njëra-tjetrën , ndërsa kanë frikë të flasin.

Siç thonë ata, viktima ishte babai i të riut 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar një të mitur më 16 shtator , në plazhin e Nea Skionit. 24-vjeçari u arrestua, ndërsa pas rrëfimit të tij në hetuesi u la i lirë me kushte shtrënguese. Bëhet e ditur se i riu i kishte mohuar akuzat. mVajza e viktimës, sipas banorëve të zonës, ishte në lidhje me 27-vjeçarin e akuzuar prej më shumë se dy vitesh, por nuk dihet nëse ky fakt lidhet me episodin e egër. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM PËR DISA VRASJE/ Lokalizohet në Turqi Ibrahim Lici. Dyshohet si i përfshirë edhe në atentatin ndaj vëllezërve Bilali
Previous article NUK NDALEN PEDAGOGËT/ Krijohet platformë e re për universitetet. Sindikata thërret forumin kombëtar: Presion nga lidershipi...

s.autor

Postime të ngjashme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian Aktualitet

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT