• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK NDALEN PEDAGOGËT/ Krijohet platformë e re për universitetet. Sindikata thërret forumin kombëtar: Presion nga lidershipi…
Home
Sociale

NUK NDALEN PEDAGOGËT/ Krijohet platformë e re për universitetet. Sindikata thërret forumin kombëtar: Presion nga lidershipi…

26 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Në kërkim të një universiteti cilësor ku stafi pedagogjik e studentë të kenë trajtim të denjë, pedagogët do të zhvendosin nga sot mësimin nga auditorët në sheshin përpara Universitetit Politeknik.

Aty ku prej më shumë se dy javësh ka marrë jetë një frymë e re universitare, e cila nuk mjaftohet me vetëm nëntë kërkesat bazike të parashtruara në peticionin e 30 gushtit drejtuar qeverisë, por kërkon më shumë.

Pedagogë të shumtë mblidhen sot në formën e një forumi me të ftuar të shumtë, çdo profesionist që lidhet direkt a indirekt me universitetin dhe dëshiron të japë kontributin e tij në atë që do të hartohet në fund, platforma universitare. Sindikata e punonjësve të Universiteteve në Shqipëri njoftoi dje vijimin e qëndresës me bojkot 100% të procesit mësimor.

Aktualisht, mësimi është bojkotuar në disa universitete në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë. FORUMI Në daljen e tij publike, kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi, dha më tepër detaje mbi organizimin e sotëm, pasi lajmëroi se nuk do të ketë kthim pas dhe se bojkoti është e vetmja zgjidhje për të siguruar atë që pedagogët kërkojnë.

“Lajmërojmë vijimin e bojkotit mësimor derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoratit dërguar autoriteteve në datën 30 gusht. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat e këtyre ditëve kanë nxjerrë në dritë nevojën jo vetëm realizimin e kërkesave të peticionit, por nevojën për një platformë të re universitare.

Nesër në orën 11:00 do të organizohet një forum i gjerë me profesoratin, pedagogë, studentë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë, përfaqësues të institucioneve publike.

Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupi mi, që do përfshihen më pas në një platformë të re për universitetet. Besoj, një kontribut i çmuar. Ndërkohë do të ketë një bojkot i përgjithshëm i mësimit si deri tani dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë forum me moton: ‘Arsimi i lartë publik, prioritet kombëtar’”.

PRESIONET

Ndonëse u bënë më shumë se dhjetë ditë që kanë lënë auditorët për të protestuar hapur kërkesat që kanë, ka ende skeptikë për kauzën e tyre. Dhe këtë e lidhin me pjesëmarrjen apo një pjesë të auditorëve që kryejnë mësim.

I pyetur nga mediat, kreu i Sindikatës e pa me vend të sqarojë se bojkoti është zgjedhje individuale. Ka pedagogë që i janë bashkuar rishtazi, siç edhe të tjerë që kanë firuar rrugës. Por, një gjë është e sigurt. Ata që kanë firmosur peticionin drejtuar qeverisë përbëjnë masën dërrmuese të stafit.

“Është e padiskutueshme që ka bojkot kudo. Të mos shikojmë elitat akademike si protestues të thjeshtë. Ka shumë pak vende ku funksionon pjesa mësimore. Kanë filluar të kërkohen mungesat, ka një presion nga lidershipi.

Ne i mirëkuptojmë kolegët tanë, i shohim ditë pas dite pasiguritë që kanë, por të mos harrojnë peticionin e firmosur me emër, mbiemër me mbi 70% të tyre. Bojkoti vazhdon në rang kombëtar dhe është e padiskutueshme”, thotë pedagogu i Arteve, Ardian Isufi, teksa shton se ata nuk janë sot në shesh për nëntë pikat e peticionit, por edhe kërkesa të tjera që kanë dalë nga bisedimet e përditshme mes kolegëve pedagogë në universitete të ndryshme, në Tiranë e rrethe.

Protesta e pedagogëve ka hyrë në javën e saj të dytë. Ngritja e zërit nga ana e tyre është shpërblyer me vetëm 7% shtesë mbi pagë. Gjithashtu, qeveria u ka lënë dorë të lirë universiteteve për një tjetër rritje deri në 8%, të ardhura që ato nuk i kanë.

KERKESAT E PEDAGOGEVE

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mos diferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NGA VËLLEZËRIT SHQIPTARË NË GREQI/ Viktima baba i një përdhunuesi, ngjarja e 16 shtatorit
Previous article "GATI PËR PASTRIM"/ Ilir Meta nga selia e Partisë së Lirisë: Kur dita nis me Marën…

s.autor

Postime të ngjashme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian Aktualitet

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT