• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U VRA NGA USHTRIA RUSE DUKE SHËRUAR TË PLAGOSURIT/ Doktoresha merr titullin “Heroinë e Ukrainës”
Home
Jetë

U VRA NGA USHTRIA RUSE DUKE SHËRUAR TË PLAGOSURIT/ Doktoresha merr titullin “Heroinë e Ukrainës”

14 March, 2022 s.autor Jetë

U kthye me urgjencë nga pushimi, pasi mësoi sulmin rus në Ukrainë, kur ngjarjet e detyruan të ndalonte në qytetin kufitar Okhtyrka, në rajonin ukrainas të Sumy.

Pikërisht në Sumy vendosi të shërbente si mjeke duke ndihmuar pa u lodhur të plagosurit për dy ditë, pa marrë parasysh se ndodhej nën zjarrin e armikut deri në atë pikë sa sakrifikoi jetën e saj.

Për këtë arsye, mjekes ukrainase Inna Derusova iu dha titulli “Hero i Ukrainës” pas vdekjes, e para grua në vend që merr një nderim të tillë pas vdekjes.

Inna, një rreshter, mjeke në ushtrinë ukrainase, vdiq më 26 shkurt disa kilometra larg kufirit rus, në zonën midis Sumy dhe Kharkiv, pjesë që u sulmua nga rusët që në orët e para të pushtimit.

Sipas qeverisë së Kievit, doktoresha qëndroi në postin e saj për dy ditë duke u kujdesur për të plagosurit që vinin nga fronti dhe duke shpëtuar personalisht dhjetë persona të goditur nga plumbat përpara se të goditej dhe vritej nga bombardimet ruse gjatë avancimit në përpjekje për të shpëtuar të tjerët.

“Inna Derusova qëndroi me ta deri në fund”, shpjegoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke njoftuar përmes një videomesazhi se i kishte akorduar dekoratën e njohjes më të lartë të qeverisë.

Siç thuhet në dekretin presidencial, doktoreshës iu dha titulli me Urdhrin e Yllit të Artë “për guximin personal dhe heroizmin e treguar në mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA AZERBAJXHANI, NIGERIA E DERI TEK SHBA/ Ja cilat vende mund të zëvendësojnë gazin rus në Evropë
Previous article KRIZA NGA LUFTA/ Vuçiç: Do të eksportojmë grurë, miell dhe vaj në Shqipëri, do i përmbahemi...

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT