• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NGA FQINJI/ Flet i vëllai i Martin Ndrecës: Nuk ishte për çështje nderi, në makinë ishte edhe djali 10 vjeç
Home
Breaking News

U VRA NGA FQINJI/ Flet i vëllai i Martin Ndrecës: Nuk ishte për çështje nderi, në makinë ishte edhe djali 10 vjeç

1 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kështu shprehen familjarët e viktimës, të cilët thonë se në momentin e ngjarjes nëmakinë ka qenë dhe djali 10- vjeçar i Martin Ndreces, që u ka shpëtuar për mrekulli plumbave të kallashnikovit të shkrehur nga Ndue Zefi.

 

A njihej vëlai juaj me autorin?

Ne e kemi pasur të njohur Ndue Zefin, por nuk është se kemi pasur ndonjë afrimitet me të. Kemi qenë afër me shtëpi në Adriatik të Kurbinit. Banesat kishin një distancë prej 200 metrash me njëratjetrën.

A mund të na tregoni si ka ndodhur ngjarja?

Vëllai im atë natë ka qenë në të njëjtin lokal me autorin në Durrës, por jo në të njëjtën tavolinë siç është thënë në media. Martini ka qenë bashkë me djalin e tij 10 vjeç dhe me disa persona të tjerë. Në një moment, autori i ka thënë Martinit pse e shikonte dhe e ka ofenduar. Sipas dëshmitarëve, aty kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas autori është larguar.

Po më pas, çfarë ka ndodhur?

Martini ka qëndruar dhe 20 minuta në lokal dhe më pas ka marrë makinën dhe është larguar bashkë me djalin për të shkuar në shtëpi. Pak metra pa arritur te banesa, autori i ka dalë para dhe i ka bllokuar rrugën me automjetin e tij. Martini ka zbritur dhe sipas djalit që ka qenë me të, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Pas konfliktit vëllai është nisur për të ikur, ndërsa autori ka shkuar te makina dhe ka marrë armën. Ka qëlluar me 5 plumba në drejtim të makinës dhe dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke i shkaktuar vdekjen.

Po djali që ishte në makinë, si ka vepruar?

Djali ka qenë në ulësen e përparme të makinës së bashku me të atin. Kur është qëlluar Martini, djali ka ulur kokën dhe fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli. Makina më pas ka humbur kontrollin dhe ka ecur 200 metra në gjendje të lirë, duke u përplasur me një mjet tjetër. Djali më pas, i traumatizuar ka kërkuar ndihmë dhe është larguar me vrap në këmbë. Pasi ka qëlluar, autori është afruar te makina pasi e ka parë që Martini kishte vdekur, është larguar me shpejtësi. Djali ka shkuar në shtëpi dhe i ka thënë nënës së tij për atë çfarë kishte ndodhur.

Mendoni se ka pasur diçka tjetër përtej sherrit, çështje nderi siç ka pretenduar autori?

Nuk është aspak e vërtetë që krimi të ketë ndodhur për çështje nderi. Vëllai ka jetuar jashtë shtetit prej shumë vitesh dhe në Shqipëri vinte vetëm për pushime. Ai nuk ka pasur fare afrimitet me Ndue Zefin dhe pretendimet e atij se e ka kryer krimin për çështje nderi, nuk ekzistojnë. Atë e ka thënë vetëm për të mbrojtur veten dhe për të pasur lehtësira. Ngjarja na ka tronditur shumë si familje dhe kërkoj që ai të marrë dënimin që i takon

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIKUR TË MOS MJAFTONTE DRAMA/ Kylie Jenner akuzon Travis Scott për tradhti (FOTO)
Previous article MANIA E FEMRAVE/ Si të veshësh në përditshmëri streçet e famshme të çiklistëve

k.autor

Postime të ngjashme

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

EMRI DHE FOTO/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë Aktualitet

EMRI DHE FOTO/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor Aktualitet

EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT