Në vendin e tij të lindjes, Lushnje, qindra qytetarë, miq e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit, mes dhimbjes dhe lotëve 23-vjeçarit Klajdi Bitrit, që u vra të dielën në Ankona të Italisë nga një algjerian duke mbrojtur shokun e tij. Familjarët kanë hapur dyert e morit një ditë pasi mbërriti trupi i pajetë nga Italia. Në shtëpinë e familjes së të ndjerit kanë shkuar për ngushëllime edhe Ministri i Brendshëm,Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa.
“Nuk gjej dot fjalë për të thënë atë që po kaloni. Unë jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë një fëmijë. Kjo që bëra unë me stafin dhe ministrin është një detyrim moral. Ne do të donim që kjo gjë të mos kishte ndodhur… Bravo që u tregova kaq i fortë”, u shpreh Sefa e ulur pranë vëllait të Klajd Birtit.
Pas apelit të babait të Klajdi Bitrit, Ministri i Brendshëm, ndërhyri për të nxjerrë pasaportën dhe në këtë mënyrë që Agim Bitri mundi të shkonte në Itali për të kryer procedurat e marrjes së trupit të pajetë të djalit në atdhe.Sot Balla teksa ka qenë për vizitë në familjen Bitri, u ka siguruar se Shqipëria do ta ndjekë procesin gjyqësor ndaj autorëve që iu morën jetën 23-vjeçarit, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.
Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që drejtësia të shkojë në vend”, tha ministri, e ndërsa gatishmërinë e shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre për çdo nevojë që do të kenë.
I riu u vra disa ditë më parë nga një algjerian me shtizën e peshkimit në përpjekje për të shuar një sherr me mikun e tij italian.






