• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA ME ARMË APO ME THIKË/ Rritet MISTERI I VRASJES së shqiptarit në New York. Dyshohet se…
Home
Breaking News

U VRA ME ARMË APO ME THIKË/ Rritet MISTERI I VRASJES së shqiptarit në New York. Dyshohet se…

13 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjarja mbulohet ende nga misteri.

Ai u vra mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge të Brooklyn, por përveçëse nuk dihen edne shkaqet dhe autorët autoritetet atje nuk kanë mundur të saktësojnë nëse është vrarë me armë apo është goditur për vdekje me thikë.

Brooklynreporter, duke iu referuar burimeve policore, shkruan se Grei Frashëri u vra rreth orës 18:00 (me orën lokale) të së premtes në së 7 shtatorit “93rd Street”, pas një sherri.

Policia fillimisht tha se Frashëri ishte qëlluar me armë zjarri në qafë dhe kraharor. Por, një raport i publikuar më 12 Shtator nga Daily News, thoshte se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja me thikë dhe theksonte se policia kishte menduar se shqiptari ishte vrarë me armë pasi kishin gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Shqiptari raportohet të jetë dërguar në spitalin e Brooklyn, aty ku dhe ndërroi jetë. Autoritetet policore thonë se janë drejt zbardhjes së këtij krimi, pasi kanë mundur të identifikojnë targën e një mjeti që largohej me shpejtësi nga vendngjarja dhe dyshojnë se me ketë mjet mund të jenë larguar autorët.

Një ditë më parë Policia e Neë York-ut, vuri në dispozicion 2 mijë e 500 dollarë për këdo që kishte informacione të vlefshme për vrasjen. Apelin për të gjetur autorët e kanë shpërndarë edhe familjarët e të riut. Po ashtu mësohet se edhe një anëtar i Këshillit të New York, Justin Brannan ka vënë në dispozicion 1 mijë dollarë të vlefshme për këdo që jep informacione.

“Do shtoj 1 mijë dollarë nga paratë e mia, si shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për vrasjen e Grei Frashërit. Mesazhi jonë duhet të jetë i qartë si kristali: Kjo lloj dhune nuk do të tolerohet në komunitetin tonë. Nuk më intereson cilat janë rrethanat, nuk do të vrisni dikë në rrugët e lagjes time dhe t’ia hidhni paq. As sot, as kurrë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në fillim të sezonit televiziv/ Marina dhe Getoari arratisen në parajsën turistike (FOTO)
Previous article LAMTUMIRË LU/ Meta: Bashkëpunuam tre vite për marrëdhënie më të mira midis dy vendeve

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT