• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U VRA DHE U GROPOS NGA BABAI”/ Nëna shpërthen në lot: Ma morën vajzën
Home
Aktualitet
Kronikë

“U VRA DHE U GROPOS NGA BABAI”/ Nëna shpërthen në lot: Ma morën vajzën

23 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në studion e emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka qenë sot nëna e Anxhelina Petros, 28-vjeçares që u vra dhe masakrua nga babai i saj në Greqi, i cili e varrosi më pas në oborr ku e gjeti qeni.

Xhezmie Hoxhallari ka treguar detaje nga jeta e saj dhe marrëdhënia me vajzën. Ajo tregoi se deri 16 vjeç Anxhelina ka jetuar me të, dhe më pas i ka kërkuar të shkojë me të atin, por që nga ai moment, vajzën nuk e kanë lënë ta takojë më nënën e saj.

“Kur e mora vesh lajmin erdhi një shoqja ime me burrin që më morën me makinë. Nuk më shkonte në mendje kurrë. Nuk e imagjinoja. Pastaj më tha shoqja që do bëhesh e fortë se Anxhelina ka bërë aksident me makinë dhe është në gjendje të rëndë. Kur shkuam brenda në shtëpi, më tha që Anxhelina është vrarë dhe më pas kam ulëritur ‘çfarë po bëhet’”, tregoi nëna për mënyrën se si e mori lajmin.

E pyetur se kur e kishte folur për herë të fundit, nëna tha se ishte në tetor. “Në tetor shtruam vajzën e vogël në Tiranë, ishte sëmurë. Aty mori Anxhelina në telefon me kamera dhe folëm si gjithmonë. Pastaj fliste çupa gjithmonë me të shkruar. Po i flisja që të keqen mami je 28 vjeçe e tani duhet të krijosh familjen tënde. Mirë mami më thoshte por nuk më hapte asgjë”, tregoi nëna.

Ajo tha se ishte ndarë me babain e Anxhelinës pasi ishte shumë xheloz. “Jam martuar në vitin ‘89 dhe linda vajzën në vitin 1990. Jo se ishte shumë i dhunshëm por ishte xheloz shumë dhe 1 vit e gjysmë kam ndenjur me të. Ika vetë. Nuk kuptoheshim. Vajza donte të ikte vetë me të atin. Ajo vajti për të jetuar me të por jo që të ndahej përfundimisht me ne. Nuk më linin që të kisha marrëdhënie me vajzën. Doja të veproja përmes shtetit por kisha frikë se i bëja keq vajzës. Ata ma morën dhe e bllokuan vajzën. Ata thoshin se nuk do vajza të takojë ty”, deklaroi Xhezmie Hoxhallari .

Lidhur me marrëdhëniet me njerëzit e ish-burrit ajo tha se nuk e kanë ndihmuar për të marrë trupin e vajzës nga Greqia.
“Ish-kunata dhe vëllai i atij erdhën në shtëpi të tronditur  më thanë ‘çfarë na ka ndodhur, kush e ka vrarë’. Unë iu thashë që dua ta marr këtu, nuk dua ta lë vajzën atje. E motra tha që nëse do ta marrësh merre ti, ne nuk kontribuojmë”, u shpreh nëna.

Ajo tha se ditën tjetër pasi mori lajmin u nis menjëherë në Greqi për të marrë trupin e Anxhelinës.
“Nuk po më mbante vendi për vajzën. Kam djalin e vëllait në Rodos dhe mbesat jashtë, më thanë nisu. Me ndihmën e tyre e mora. I falënderoj shumë, kush mori pjesë dhe e ndjeu për vajzën time. (qan)”, tha nëna mes lotësh.

Ngjarje e rëndë ndodhi në Alepou, Korfuz në ditët e para të Vitit të Ri. Babai shqiptar Bardhyl Guri, i njohur në Greqi si Aleko Petro vrau vajzën Anxhelinën 28-vjeçare dhe më pas e varrosi në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani.

Ka qenë i dashuri i saj nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren, e cila nuk ishte paraqitur në punë. Ai ishte i pari që  ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen midis të rinjve. Qeni besnik i vajzës shqiptare drejtoi hetuesit në vendin ku Aleko Petro kishte varrosur të bijën. Edhe sot, Roki qëndron jashtë derës së banesës duke pritur që Anxhelina të kthehet. Më pas policia ka marrë në pyetje të atin e vajzës, ku ka zbuluar se ishte ai autori i vrasjes.

Fillimisht i ati i vajzës 52-vjeç është shprehur para policisë; më ndihmoni që të gjej vajzën time. Por pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor dhe pas disa orësh pranuar gjithçka ‘po, unë e vrava vajzën’ duke treguar edhe vendin ku e varrosi.

Mjeku-ligjor tha se Anxhelina kishte pësuar trauma në kokë nga goditjet e njëpasnjëshme. Vrasja e saj ishte brutale, tha mjeku-ligjor.
E motra e Anxhelinës ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive detaje të dhimbshme që tregojnë për raportin e vështirë që Anxhelina ka pasur me të atin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SKANDALI I DH ALBANIA"/ Gjykata jep arrest me burg në mungesë për Avdjol Dobin
Previous article BASHKËQEVERISJA/ Qytetari-Ramës: Se them për reklamë, e rregullova problemin, por s’është zgjidhja platforma. Kryeministri: S’jam dakord

F.autor

Postime të ngjashme

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë Aktualitet

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi Aktualitet

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT