• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VODHI PRONËN POR SHPËTOI PA LAGUR/ Pronarët: Marsel Dulaj fshehu provat për biznesmenin…
Home
Breaking News

U VODHI PRONËN POR SHPËTOI PA LAGUR/ Pronarët: Marsel Dulaj fshehu provat për biznesmenin…

25 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Na e kanë vjedhur pronën në bashkëpunim me seksionin e Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës”. Kjo është lëngata e familjes Hametaj. Prej më shumë se 2 vitesh ata trokasin në dyert e Policisë së Tiranës dhe konkretisht në Seksionin e Krimit Ekonomik, i cili drejtohet nga Marsel Dulaj.

Ata kërkonin ndihmë për të zgjidhur konfliktin me ndërtuesin që u ka marrë pronën, dhe nuk u ka dhënë pjesën që u takon nga ndërtimi sipas kontratës.

Familja Hametaj tregon se policia jo vetëm nuk u ka zgjidhur konfliktin, por Marsel Dulaj është bërë palë me ndërtuesin Dritan Llanaj.

“Vetë na thanë “ua çfarë qenka bërë këtu”. Inxhinierit i thanë “inxhinier je për të vajtur në burg”. Kur sot ndërtuesi vajti në burg dhe doli. Ne po e shohim qartë që këtu e ka vjedhur pronën bashkë me grupin që ka patur”, thonë ata.

Specialistët e Krimit Ekonomik pas thirrjeve të pafundme të familjarëve Hametaj, kanë shkuar në objekt dhe kanë bërë një akt ekspertimi. Policët e dërguar në terren i kanë dhënë të drejtë familjes, por pas përfundimit të këtij akt ekspertimi, titullari i seksionit Marsel Dulaj nuk ua ka vënë në dispozicion familjes dhe as i ka takuar.

kronika-marsel

“I kemi thënë specialistëve të Krimit Ekonomik me detaje se çfarë ka ndodhur në pronën tonë. Pas pak kohësh kanë sjellë një grup inspektimi me specialistë të Krimit Ekonomik, dhe u bë një inspektim që nga themeli deri në çati, për ndërtim pa leje, dhe për të gjithë mungesën e dokumentacionit. Dhe sot e kësaj dite që flasim ne, ky akt ekspertimi nuk na është vënë në dispozicion nga Krimi Ekonomik”, thonë anëtarët e familjes Hametaj.

Denoncuesit pretendojnë se për t’u mbyllur gojën atyre dhe për t’ia kaluar topin Gjykatës, shefi i Krimit Ekonomik, Marsel Dulaj, ka arrestuar ndërtuesin, por e ka çuar pa prova për masë arresti në Gjykatë. Kjo e fundit e ka zhvlerësuar menjëherë masën e kërkuar, duke kaluar në ekstremin e “detyrimit për paraqitje” dy herë në muaj në Prokurori.

“Diku mbas 10 ditësh Gjykata e lëshoi. Mesa dimë ne me ‘detyrim paraqitje’, se provat që ka çuar policia nuk janë të mjaftueshme për të vërtetuar paligjshmërinë”, thonë ata.

Ky është rasti i dytë i një dështimi të bujshëm të sektorit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës. Pak ditë më parë, Gjykata dhe Prokuroria shfrynë tullumbacen e kontrabandës së kafesë dhe cigareve. I trumbetuar si një operacion pjesë e “Forcës së ligjit”, ai rezultoi nul, pas lirimit të të arrestuarve dhe mungesës së provave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbyllet pjesa e parë, Iniesta i fal avantazhin Marokut por e korrigjon po vetë (VIDEO)
Previous article Senatorët kundër Neymar: Duhet ta bësh...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT