Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmjën e djeshme. Një vajzë e vogël vetëm 13 vjeçe u gjend e vdekur në banesë. Pas dyshimeve nëse ishte një vrasje apo vetëvrasje, u zbardh se e mitura kishte vrarë veten me armën e gjahut që babai mbante në shtëpi.
Fatkeqësisht, raste të rënda si këto nuk janë të pakta gjatë vieteve të fundit në Shqipëri. Kryesisht janë aksidentale, (edhe pse të pafalshme për aq kohë sa arma mbahet në shtëpi), por ka dhe arastet të tjera kur janë të vetëdijshme.
Kujojmë këtu rastin e 14 vjeçarit që vrau veten më pistoletën e babait polic pas debatit me të ëmën e tij.
Çfarë ndodhi dje:
Fillimisht u tha se një vajzë e mitur, 13 vjeçare kishte ndërruar jetë në spital, e ndërsa më vonë se ishte goditur me thikë. Ndërsa sot dyshime të tjera kanë dalë teksa familjarët e saj thonë se ajo është qëlluar me armë zjarri.
Përsa i përket autorit, policia dyshoi gjithashtu se mund të jetë qëlluar nga e ëma. Zbardhja e ngjarjes ishte akoma e më e vështirë, pasi prindërit e vajzës ishin shurmemec, dhe duhet ndihma e ekspertëve për të komunikuar me ta. Në fund rezultoi se 13 vjeçarja Kasandra Brahja ka vrarë veten me armën e gjahut të të atit.
*Rastet
17 vjeçarja vret veten në Fushë-Krujë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku një 17-vjeçare ka vrarë vetën me armë zjarri.
E reja që u vetëflijua është identifikuar si Esma Topalli. Mësohet se ajo është vetëvrarë në banesën e saj në fshatin Tapizë me një armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se ishte e të atit.
Po luante me pistoletën e babait polic, qëllon veten padashje 23 vjeçari në Tiranë
Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytet. Një 23-vjeçar u dërgua në spital me urgjencë, por ai kishte ndërruar jetë, si pasojë e plagës që kishte marrë nga një predhë plumbi në trup.
Viktima është Marjo Cera, 23 vjeç. I riu ka qenë në dhomën e tij duke luajtur me armën pistoletë “TT” të shërbimit që mbante babai efektiv policie në Elbasan.
Fillimisht është vetëplagosur nga pakujdesia me armën e shërbimit të babait të tij, e më tej ka humbur jetën si pasojë e plagës dhe hemorragjisë.
U zu me të ëmën, qëllon veten me armën e babait polic 14 vjeçari
Një plumb i vetëdrejtuar mbi gjoks dhe i dalë nga gryka e një pistolete TT i ka marrë jetën një 14-vjeçari, Bexhet Bibës. Djali i një polici ka vrarë veten me armën e shërbimit të të atit, pas një grindjeje të gjatë me të ëmën.
Bexheti i mitur ka marrë armën e shërbimit të babait polic, një pistoletë e tipit TT dhe ka qëlluar mbi veten. Plumbi e ka marrë në gjoks dhe si rezultat i plagës ka vdekur në vend. Ndërhyrja për ta mbajtur në jetë ka qenë e kotë. Gjithçka është mbyllur me një plumb të vetëm, gëzhoja e të cilit është gjetur mbi shtrat.
/AlpeNews.al





