Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se ai njeh si president të përkohshëm të Venezuelës, liderin e opozitës Juan Guaido.
Guaido, i cili bëri thirrje për demonstrata, u vetëshpall sot si udhëheqësi i ngarkuar në Karakas.
Dhjetëra mijëra venezuelanë protestojnë në rrugë për të kundërshtuar presidentit Nicolás Maduro dhe pushtetin e tij.
Maduro u betua për një mandat të dytë pak kohë më parë, mes akuzave të gjera për manipulimin e votave.