Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e djeshëm Shijakun. Një 70-vjeçar u vetëdogj me benzinë.
I moshuari ndërroi jetë në spitalin e djegieve në Tiranë. Burime bëjnë me dije se i moshuari duket se e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte depresioni.
Ai ishte kishte shumë borxhe, ndërsa një nga fëmijët e tij ishte përdorues i drogave të forta. Situata e vështirë ekonomike dhe stresi i akumuluar prej kohësh mendohet se e kanë shtyrë 70-vjeçarin të digjte veten.


