• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U VENDOS DREJTUES I RI POLITIK NË KUKËS/ Eduard Shalsi: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
Home
Politikë

U VENDOS DREJTUES I RI POLITIK NË KUKËS/ Eduard Shalsi: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë

10 January, 2025 s.autor Politikë

Drejtuesi i ri politik i socialistëve në Kukës, Eduard Shalsi ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është prezantuar me strukturat e partisë. Takimin e parë e ka nisur me inspektimin e përfundimit të punimeve të gjimnazit në Bicaj të Kukësit, ku u shpreh i bindur për një rezultat të kënaqshëm në këtë qark më 11 maj.

Ai është shprehur se vizioni transformues që ka prekur çdo cep të Shqipërisë do të bëhet akoma më I ndjeshëm edhe në verilindje.

“Nuk kishte fillim më të bukur sesa me përurimin e një shkolle në një zonë arsimdashëse që ka nxjerrë figura të shquara. E konsideroj veten edhe të nderuar dhe të privilegjuar që do të drejtoj qarkun e Kukësit dhe, së bashku me të gjitha strukturat drejtuese në nivel bashkiak në Kukës, Has dhe Tropojë, do të sigurojmë që të shndërrojmë atë vizion transformues që ka prekur çdo cep të Shqipërisë dhe bëhet akoma më i ndjeshëm edhe në këto zona shumë të bukura, shumë të njohura jo vetëm për peizazhin natyror, por edhe për njerëzit dhe karakterin e tyre. Shqipëria ka nevojë për fuqinë transformuese të Edi Ramës dhe PS-së. Kukësi ka nevojë për të vijuar ato transformime që kanë nisur disa vite më parë dhe do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe më tej. Kukësi sot është më tërheqës. Më i vizitueshëm. Kukësi është në rrugën e transformimit, ashtu siç ka ndodhur me qytetet e tjera të Shqipërisë. Dhe për mua është një nder dhe privilegj që kam marrë drejtimin politik. Jam i bindur që, bashkë me drejtuesit dhe strukturat e PS-së, do t’i japim një rezultat që e meriton.”

I pyetur nga Report TV se përse Edi Rama e zgjodhi si drejtues politik për qarkun e Kukësit, ai tha se shumë e rëndësishme është të flasim se ku duhet ta çojmë Kukësin.

“Është një pyetje interesante, në fakt. Mbaj mend që shumë vite më parë, kur unë isha nën cilësinë e kryetarit të Bashkisë në Tiranë dhe qyteti i Tiranës po transformohej nga ekipi i Edi Ramës dhe Bashkia, kishte shumë qytetarë që thonin: ‘Pse nuk bëni më shumë edhe për qytetin tonë atë që po bëni për Tiranën?’ Dhe ishin Korçarë, Vlonjatë, Sarandiotë. Kishte Shkodranë dhe Kukësianë. Unë kam shërbyer 4 vjet në Tiranë, pastaj kam shërbyer në një mandat tjetër në Berat. Kam shërbyer edhe në qarkun e Korçës. Dhe e prita me shumë përgjegjësi, pasi emërimi është një peshë e madhe mbi supet e mia, që besoj falë mbështetjes dhe eksperiencës do të arrijë ta realizoj me sukses. Shumë e rëndësishme janë projektet. Shumë e rëndësishme është të flasim se ku duhet ta çojmë Kukësin. Mezi pres t’i përvishem punës për Kukësin.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E PAMUNDUR 5%"/ NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
Previous article “MAMI EJA”/ DETAJE të reja nga plagosja e 40-vjeçarit në Fier që u qëllua në sy të të birit 10 vjeç nga i dashuri i bashkëshortes!

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT