Ndersa kryeministri Rama ka ftuar sërish studentet per te dialoguar, ne proteste prej ditësh i eshte bashkuar studentëve përpara Ministrisë së Arsimit edhe pedagogia lirjana Kuçana, e cila ka marre ne dore protesten duke thene se nuk do te kete asnje dialog per te zgjidhur kerkesat.
Por mjafton një vëzhgim në rrjetet sociale dhe konstaton se pedagogia lirjana Kuçana e cila foli edhe në emër të kolegëve të saj si e pavarur, rezulton se është një ithtare politike e PD-se. Fotot me Berishën dhe dy gishtat lart janë një tregues i këtij fakti.
Kujtojmë këtu se Ilirjana, u shfaq ditën e parë si e pavarur, e më pas rezultoi me dy standarde.
Sot, Kucana nuk ka ngurruar të ulet këmbëkryq me studentët, teksa denoncon edhe bllokimin e Konferencës të Rektorëve.
“Drejtues universitetesh, ku janë këta që nuk vijnë, ku janë rektorët? Ku janë rektorët?
Ku janë profesorët, ku janë? Kam edhe diçka tjetër, studentë të dashur, kemi tre vite që është bllokuar Konferenca për Rektorët, e cila është një organ kolegjial që mbron të drejtat tuaja, pse, pse është bllokuar”, ishin disa nga fjalët e saj.
Ndërkohë që kjo ndodh, studentët nuk dinë më se në krahë të kujt protestojnë. Të militantëve të LSI apo të “fshehurëve” të PD.
/AlpeNews.al




