Mjekja Ina Ruzhdija eshte pezulluar pas hetimeve ne lidhje me vdekjen e Xhuljeta Gjeka ne Fier.
Me vendimin Nr. 925, datë 21.05.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier duke caktuar masën e sigurimit personal ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 240 pika 1 gërma “a” e K. Pr. Penale, në ngarkim të shtetases Ina Ruzhdija, me detyrë Mjeke Urgjence në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm” të parashikuar nga neni 96/1 i K.Penal me pasojë vdekjen e të ndjerës Xhuljeta Gjeka e moshës 21 vjeç, banuese në fshatin Mujalli, Fier.
Pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi Gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimit mjekoligjor të IML Tiranë të mbledhura në kuadër të procedimit penal datë 19.02.2018 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.
Rezulton se, më datë 12.02.2018, mjekja roje e urgjencës Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetsore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier. Pavarësisht insistimit të familjarëve për mjekimin e Xhuljetës pasi ajo kishte temperaturë të ulët, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale.
Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetesore e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali. Nga ana e Prokurorisë Fier po vazhdojnë hetimet në lidhje me individualizimin e përgjegjësisë penale të stafit mjekësor pranë Spitalit Rajonal Fier.
NGJARJA
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në spitalin e qytetit të Fierit.
21-vjeçarja XHULJETA GJEKA ka ndërruar ne muajin Shkurt.. Sipas bluzave të bardha 21 veçarja ka shkuar thuajse e vdekur në spital.
Nderkohe sipas policise rezulton se vdekja ka ardhur per shkaqe natyrale ndersa nga prokuroria ka nisur hetimiKomisariati i Policisë Fier.
Ndërsa familjarët e Xhuljeta Gjekës nga fshati Mujalli i Fierit, e cila ndërroi jetë në spital mëngjesin e të hënës, ankohen se mjekët e urgjencës nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur.
Sipas familjarëve, mjekët u kanë thënë se ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë nga reparti i Urgjencës. por, “vajza ishte me temperaturë 35 gradë dhe mjekët nuk bënë asnje analizë apo radiografi, i bënë vetëm serum”, thanë familjarët.
Drejtoresha e spitalit të Fierit u shpreh se eshte ngritur nje grup pune për të verifikuar rastin dhe se priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të konkluduar në shkaqet e nderrimit të jetës.
AlpeNews.al


