• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U TENTUA TË ELEMINOHEJ ME SNAJPER/ Historia e 40-vjeçarit Akil Nerjaku! Si u arrestua në 2017 bashkë me mikun e Lul Berishës
Home
Breaking News

U TENTUA TË ELEMINOHEJ ME SNAJPER/ Historia e 40-vjeçarit Akil Nerjaku! Si u arrestua në 2017 bashkë me mikun e Lul Berishës

14 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Megjithëse i njohur për forcat e rendit si person me precedentë penalë, Akil (Gentjan) Nerjaku, rezulton i arrestuar vetëm njëherë për armëmbajtje pa leje.

Nerjaku, i cili ka ndryshuar edhe emrin, u prangos nga Policia e Durrësit më 3 tetor të vitit 2017 në kuadër të një operacioni në atë kohë për goditjen e elementëve kriminalë. Në pranga përfundoi edhe një shtetas tjetër M.F.

“Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, që drejtohej nga Marjel Fierza, u gjetën dhe sekuestruan, 2 armë zjarri pistoletë tip ‘Beretta’, automjeti që ata udhëtonin dhe 6 telefona celularë”, sqaronte Policia.

Fierza, person me precedent penal, njihet edhe si mik i Lul Berishës. I arrestuari Fierza evidentohet në një raport të Ministrisë së Brendshme, si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012. Ai deklaroi në atë kohë që i ishte drejtuar komisariatit për të dorëzuar armën.

“Pistoletën e gjeta te depozitat e ujit ku po pija kafe me Gentianin. Isha drejtuar për në komisariat për ta dorëzuar atë”, kishte deklaruar ai para Gjykatës.

Ndërsa shoku i tij Gentjan Nerjaku deklaronte se armën që posedonte e kishte me leje. Pas verifikimeve rezultoi që arma e zjarrit e tipit pistoletë ishte me leje, por duhej të mbahej në ambientet e banesës së Nerjakut dhe jo jashtë saj. Në atë kohë, Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Nerjakun.

Në tetor të atij viti, në pranga përfundoi edhe një oficer policie, i cili akuzohej se kishte favorizuar që Nerjaku të merrte leje për armën e zjarri, pavarësisht se ishte i skeduar si person me precedent. SHÇBA-ja në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit kreu një hetim gati dyjavor për nënkomisar Gj. A, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.

Ky punonjës ka përpiluar vërtetimin e besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale Gentian Nerjaku, i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORTEZHI ME TRUPIN E MBRETËRESHËS ELIZABETH NË LONDËR/ Charles, William dhe Harry e ndjekin në këmbë
Previous article "KUPTOVA QË JETA ISHTE E VËSHTIRË"/ Kevin Qoku, vogëlushi që shet lule për të ndihmuar familjen: Dua të bëhem piktor...

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT