• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KUPTOVA QË JETA ISHTE E VËSHTIRË”/ Kevin Qoku, vogëlushi që shet lule për të ndihmuar familjen: Dua të bëhem piktor…
Home
Sociale

“KUPTOVA QË JETA ISHTE E VËSHTIRË”/ Kevin Qoku, vogëlushi që shet lule për të ndihmuar familjen: Dua të bëhem piktor…

14 September, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Kevin Qoku është vogëlushi që preku zemrat e të gjithëve pasi ndihmonte familjen e tij financiarisht duke shitur lule nëpër rrugët e Tiranës.

Në një intervistë sot për “Shqipëria Live”, Kevin tregoi sesi ishte momenti i pari kur nisi të punonte. Edhe pse fëmijë i vogël dhe plot ëndrra, ai tha se kuptoi herët që jeta ishte e vështirë dhe prandaj dilte të shiste lule për të fituar para.

Me shumë edukatë dhe më i pjekur sesa mosha e tij, Kevin tha se ka shumë ëndrra për të ardhmen, të ketë një dyqan lulesh, të bëhet piktor dhe futbollist.

“Unë u kënaqa kur filloja, doja të shisja lule për të ndihmuar familjen dhe për të nxjerrë shpenzime. E kuptoj jetesën të vështirë se kur më tha mami nuk e besova, por kur thotë daja a do vish për të shitur lule. Kur u rrita e kuptova që jeta ishte pak e vështirë. Do nisja klasën e parë. Kam kërkuar njëherë një libër “Djemtë e rrugës palë” dhe më tha mami është pak shtrenjtë dhe nuk mund ta blejmë. Ndodh ndonjëherë lulet e vyshkura nuk shiten. Rrallë më thonë ik andej, ndërsa lule blejnë shumë. Përgjithësi sillen mirë, ndonjëherë më thonë ik andej se më çave kokën. Kam qejf të hap dyqan lulesh ose ndonjë për lodra fëmijësh. Shokët nuk më thonë gjë. Jam i sjellshëm se më kanë edukuar prindërit. Dua të blemë një shtëpi dhe të kemi të gjitha kushtet. Dua edhe të mësoj anglishten dhe të bëhem futbollist. Dua të bëhem piktor, unë pikturoj tema që më thotë mësuesja ose sipas imagjinatës sime. Jam pak i lodhur. Nuk kam shkruar ndonjëherë pa përgatitur, vetëm njëherë që isha i lodhur”- tregoi Kevin.

Nëna e Kevit tregoi se ai shet lule deri në 10 të pasdites ndërsa dëshiron që edhe ajo t’i plotësojë një ditë dëshirat djalit të saj.

“Kur mori vesh se do dilte të punonte u mërzit pak por i thash që është punë e ndershme dhe nuk po bën asgjë të keqe. Kevin ka dalë të na ndihmojë sepse jemi me qira dhe s’i përballojmë dot. Del në 5 pasdite dhe rri në 10 e gjysmë. Shet ose me dajën ose babin.” Ka shumë dëshirë kursin e futbollit dhe anglishtes. Nuk e përballojmë dot”- tha e ëma e Kevin./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U TENTUA TË ELEMINOHEJ ME SNAJPER/ Historia e 40-vjeçarit Akil Nerjaku! Si u arrestua në 2017 bashkë me mikun e Lul Berishës
Previous article FOTO ME KUTI BANANESH TË MBUSHURA PLOT/ Gazetari "përfundon" në zyrën e prokurorit në Ekuador

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT